Krerët e organizatës terroriste FETO janë arrestuar me arsyetimin se përbënin kërcënim ndaj sigurisë kombëtare të vendit.
Policia e Malajzisë ka arrestuar krerët e organizatës terroriste FETO në vend, Turgay Karaman dhe Ihsan Aslan, me arsyetimin se përbënin kërcënim ndaj sigurisë kombëtare të vendit.
Drejtori i Policisë në Malajzi, Halid Ebubekir, ka deklaruar se Karaman dhe Aslan janë arrestuar ditën e djeshme në orët e mbrëmjes me akuzën se përbëjnë rrezik për sigurinë kombëtare, sipas nenit 130 të kodit penal të vendit.
Thuhet se Karaman ka qenë drejtor në një shkollë që ka lidhje me FETO-n.
Paraprakisht kishin dalë pretendime se Karaman dhe Aslan ishin rrëmbyer.
