Partia e Bashkuar Demokratike e krahut të majtë tha se lideri i saj, Chokri Belaid, ishte vrarë sot dersia largohej nga shtëpia e tij në kryeqytetin Tuniz.
Bashkëshortja e tij i tha Radios së Tunizisë se Belaid ishte qëlluar me dy plumba. Dëshmitarët thanë se ai kishte vdekur pasi ishte dërguar në spital.
Belaid ishte kritik ndaj qeverisë e këtij vendi.
Zëdhënësi i qeverisë, Samir Dilou, këtë vrasje e ka cilësuar si “krim neveritës”./rel