Herbert Hobohm (Aman Hobohm)
Intelektual që i ka shërbyer Misionit Diplomatik Gjerman, në pjesë të ndryshme të botës. Ka punuar edhe Atashe kulturor në Ambasadën Gjermane, në Riad. Në vitin 1941 ka pranuar Islamin. Ai ka thënë:
“Kam jetuar në sisteme të ndryshme të jetës dhe kam pasur mundësinë të studioj ideologji të ndryshme, por kam ardhur në përfundim se, asnjë nuk është aq perfekt, sa Islami. Asnjë nga sistemet, nuk ka një kod të plotë të një jete fisnike; vetëm Islami e ka atë dhe kjo është arsyeja pse njerëzit e mirë e pranojnë atë. Islami nuk është (vetëm) teorik, por është (edhe) praktik. Ai do të thotë ‘përulje’ e plotë, përpara vullnetit të Zotit“.[32]
[32] Pamfleti: Shpata e Islamit, botues Rinia dhe Kultura Islame, Tiranë, 1992