Shoqëruesi i studentes indiane, e cila ka vdekur si pasojë e dhunimit brutal në një autobus në Nju Delhi, ka nisur të dëshmojë në gjyqin e pesë personave të akuzuar për vrasje.
Studentja 25 vjeçe ka vdekur më 29 dhjetor, dy javë pas dhunimit.
Shoqëruesi i saj, 28 vjeç, emri i të cilit nuk është bërë publik për arsye ligjore, është rrahur keq dhe vazhdon të ketë probleme në të ecur.
Pesë personat e akuzuar nuk e kanë pranuar fajësinë, por nëse shpallen fajtorë, mund të përballen me dënim me vdekje.
I akuzuari i gjashtë po gjykohet në një gjykatë për të mitur.
Rasti ka shkaktuar zemërim në mbarë Indinë dhe demonstrata që kanë bërë thirrje për mbrojtje më të madhe ligjore për gratë.