Kompania e rejtingut, Standard & Poor’s tha se qeveria amerikane planifikon ta padisë atë në lidhje me vlerësimet për hipotekat para krizës financiare të vitit 2008.
S&P tha se Departamenti i Drejtësisë do të ngre padi për shkak të rejtingut të lartë që i kishin dhënë disa hipotekave, të njohura si obligimet kolaterale të borxhit(CDO) në vitin 2007, vlera e të cilave më vonë ra në mënyrë dramatike.
Rënia e CDO-s u shkaktua nga kolapsi i tregut të shtëpive në SHBA, që çoi në krizë globale.
S&P tha se rasti është plotësisht pa fakte dhe pa baze ligjore.
Një zëdhënëse e Departamentit të Drejtësisë ka refuzuar të komentojë.
Raportet e mediave thonë se veprimet ligjore mund të ndërmerren në këtë javë.
Një padi e tillë, do të shënonte rastin e parë në lidhje me keqbërjen e ndonjë agjencie rejtingu që lidhet me krizën financiare.
Aksionet e S&P’s ranë 13.8 përqind të hënën./rel