Argument për këtë kemi fjalën e Allahut të Madhëruar: “Ata janë që e përmendin Allahun në këmbë, ulur dhe kur janë shtrirë. Ata thellohen në krijimin e qiejve dhe të tokës dhe thonë: “Zoti ynë! Këto nuk i krijove kot. I Lartësuar qofsh! Na ruaj prej dënimit të Zjarrit!” (Ali Imran: 191)
“Të uleni mbi to (kafshë ose anije) e pasi të jeni vendosur në to, përkujtoni të mirën që ju dha Zoti juaj. Thoni: “Falenderuar qoftë Ai që i nënshtroi këto për ne, sepse ne nuk do të kishim mundësi ta bënim këtë.” (Zuhruf: 13)
Transmetohet prej Abdullah ibn Mugafil, radijAllahu anhu, se ai e kishte parë të Dërguarin e Allahut ditën e çlirimit të Mekes hipur mbi deve, duke lexuar suren Fet’h. (Buhariu, Muslimi)
Aishja, radijAllahu anha, transmeton se i Dërguari i Allahut, alejhi selam, lexonte Kur’an i mbështetur në prehrin e saj, në kohën kur ajo ishte me mestruacione. (Buhariu, Muslimi)
Personi që lexon Kur’an duke ecur është njelloj si i hipuri mbi kafshë. Nuk ka ndryshim midis tyre.
Dobi: Nga hadithi i Aishes, radijAllahu anha, përfitohet lejimi i Kur’anit në prehrin e gruas kur është lehonë, apo me mestruacione. Me fjalën mbështetje kuptohet vendosja e kokës në prehër.
Normat e sjelljes në Islam – Fuad ibn Abdul Aziz esh Shehlub