Përcillet nga Ebu Hurejra – radijallahu anhu – se Profeti – alejhi selam – ka thënë:
“ Ndoshta dikush mund të falet për gjashtëdhejtë vjet rrjesht, por nuk i pranohet atij asnjë namaz, sepse mund t’a plotësojë rukunë por nuk e plotëson formën e sexhdes apo mund t’a plotësojë formën e sexhdes, por nuk përkulet plotësisht në ruku.”
E saktësoi Albani në “ Es-Sahiha”, nr. 2535
Ky hadith na tregon për kujdesin e madh që duhet të tregojmë gjatë faljes së namazit, duke plotësuar rregullat dhe format e tij në mënyrën e duhur.
Falja me nxitim apo qëndrimi shumë pak dhe i shpejtë njëkohësisht në pozicionet e namazit shkakton mangësi në të deri në atë masë sa mund të zhvlersojë edhe namazin apo saktësinë e tij, prandaj vëlla/motër falu me qetësi dhe mos nxito!