-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Pacientët vazhdojnë t’i blejnë ilaçet

Më të lexuarat

Vazhdon trendi i vjetër që pacientët të kujdesen vetë për të blerë barnat po vazhdon në QKUK. Ata që shtrihen në këtë qendër për të marrë shërbimet, duhet të kenë doemos një familjar me vete, i cili del jashtë klinikës për t’i blerë medikamentet e nevojshme që iu përshkruhen për terapi.
Për një gjendje të tillë është në dijeni edhe stafi i QKUK-së. Mjekët thonë se shpesh herë gjenden në situata të vështira, raporton KTV.

Qysh në fillim të vitit, në mungesë janë antibiotikët, shiringat dhe penjtë e nevojshëm për sallat e operacionit.

Pavarësisht kësaj situate, ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, thotë se do të kujdeset që ta rregullojë këtë problem shumë shpejt.

Ditë më parë për këtë situatë ishte ankuar i pari i QKUK-së, Nijazi Gashi, i cili madje kishte thënë se do t’i shkelë të gjitha procedurat tenderuese dhe me buxhetin që ka QKUK-ja do t’i sigurojë këto materiale të domosdoshme për QKUK-në.

Institucionet shëndetësore ka kohë që nuk kanë arritur ta përmbushin listën esenciale me barna, e shkaktar për këtë problem gjithmonë kanë thënë të jenë procedurat e prokurimit. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit