3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Munih: Hoxhaj kërkon njohje nga Iraku

Më të lexuarat

Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kërkuar nga ministri i jashtëm irakian, Hoshyar Zebari, që Iraku ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“Njohja nga Iraku do të ishte edhe një mirënjohje për dhjetëra mijëra viktima të luftës në Kosovë, që sakrifikuan për lirinë dhe shtetin e Kosovës”, tha Hoxhaj, njofton Ministria e jashtme e Kosovës.

Gjatë takimit në Konferencën e Sigurisë në Munih të Gjermanisë, ministri Zebari vlerësoi se “ju po bëni një progres të madh në procesin e njohjeve”.

Ai ka shprehur mbështetjen e Irakut për Kosovën e pavarur, duke vlerësuar lartë progresin e arritur në Kosovë, pas shpalljes së pavarësisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit