-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Erdoan: Irani nuk duhet të qëndrojë i heshtur përpara situatës në Siri

Më të lexuarat

Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan përpara nisjes për në Republikën e Çekisë pati një konferencë shtypi në Aeroportin Ataturk të Stambollit.

Kryeministri Erdoan i cili kritikoi sulmin e Izraelit brenda territoreve siriane, tha se atyre nuk iu duket i drejtë qëndrimi i heshtur i Iranit në një kohë që në Siri njerëzit janë duke vdekur.

“Në rajon në çdo moment mund të ndodhë çdo gjë. Ata që e ushqejnë Izraelin si një fëmijë kapriçoz duhet të presin çdo gjë në çdo moment. Kjo nuk është ndërhyrja e parë e Izraelit, dhe çfarë qëndrimi ka mbajtur për këtë Irani? Irani duhet ta rishikojë edhe një herë qëndrimin e tij në lidhje me Sirinë. Neve qëndrimi i Iranit për Sirinë nuk na duke i drejtë… Atje janë rreth 60 mijë njerëz të vrarë. Këta ishin nënshtetas sirianë me të cilët Irani ndan vlerat e tij. Në një kohë që në Siri njerëzit janë duke vdekur, Irani qëndron i heshtur. Rreth 700 mijë sirianë kanë emigruar jashtë shtetit dhe 2 milionë e 500 të tjerë janë refugjatë në vendin e tyre. Çfarë po bën Irani për ata? Në rajon duhet lejuar të hidhen hapa të përbashkët. Kjo që bëri Izraeli është shkelje e ligjeve ndërkombëtare dhe ndaj tij duhet mbajtur një qëndrim përtej qortimit”, tha Kryeministri Erdoan. /trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit