Pyetja:
Es-selamu alejkum hoxhë i nderuar!
Kam një pyetje për një emër, çfarë kuptimi ka dhe a është e saktë që ALEA d.m.th. DHURATE E ALLAHUT?
Nëse jo, cila fjalë në gjuhën arabe e ka kuptimin DHURATE e ALLAHU?
Përgjigjja:
Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!
Nuk është saktë se ky emër ka domethënien “Dhuratë e Allahut”, në gjuhën arabe, ndërsa cila fjalë e arabishtes e ka këtë domethënie, themi se me sa dimë, nuk ka ndonjë emër të vetëm që e jep këtë kuptim (Dhuratë e Allahut). Si kuptim i dhuratës në gjuhën arabe përdoren këto emra:
Veheb, i dhuruar, emër i gjinisë mashkullore.
Hedije, dhurata, emër i gjinisë femërore.
Zoti e di më së miri!
Alaudin Abazi