-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Aborti para 40 ditëve

Më të lexuarat

Pyetja:
Së pari ju përshëndes përzemërsisht me përshëndetjen islame eselamu alejkum. Pata dëshirë të bëj një pyetje rreth abortit. Unë jam i martuar dhe kam katër fëmijë, por gruaja ime ka mbetur përsëri shtatzënë, por dëshiron ta abortojë këtë para 40 ditëve. Por embrioni ende nuk e ka arritur 40 ditëshin (d.m.th tashmë është në javën e 4-të) dhe kërkoj përgjigje sa më të shpejt nëse ka mundësi.
Eselamu alejkum!
Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Aborti është i ndaluar pa marrë parasysh se a është para 40 ditëve apo pas 40 ditëve. Allahu xh.sh ka thënë: “Për këtë (shkak të atij krimi) Ne u shpallëm (ligj) beni israilëve se kush mbyt një njeri (pa të drejtë), pa pas mbytur ai ndonjë tjetër dhe pa pas bërë ai ndonjë shkatërrim në tokë, atëherë (krimi i tij) është si t’i kishte mbytur të gjithë njerëzit. E kush e ngjall (bëhet shkak që të jetë ai gjallë) është si t’i kishte ngjallur (shpëtuar) të gjithë njerëzit…” (5: 32)

“Ju mos i mbytni fëmijët tuaj nga frika e varfërisë, se Ne ua sigurojmë furnizimin atyre dhe juve, e mbytja e tyre është mëkat i madh.” (17: 31)

Pra, është mëkat i madh të merret jeta e fëmijës, siç vepronin disa njerëz në të kaluarën ose siç mund të veprojnë disa edhe sot në disa shoqëri. Jeta e atij që s’ka lindur ende nuk lejohet të merret për ndonjë arsye përveçse në disa situata të rralla kur ka rrezik të madh nëse vazhdon të mbahet në mitër dhe që mund të shkaktojë vdekjen e nënës. Ndërsa të abortohet fëmija për qejf, është haram i madh për të cilën njeriu e meriton dënimin.

Eroll Nesimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit