-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

A takohen, a vizitohen dhe a bisedojnë shpirtat e të vdekurve?

Më të lexuarat

Kjo është një çështje me rëndësi të madhe. Ne themi se shpirtrat janë dy llojësh: shpirtra të dënuar dhe sbpirtra të begatuar. Shpirtrat e dënuar janë në preokupim të mjaftueshëm të dënimit dhe nuk mund të vizitohen dhe të takohen. Ndërsa shpirtrat e begatuar janë të liruar e të lirë, takohen, vizitohen dhe bisedojnë për atë që ka ndodhur në dynja dhe që do të ndodhë me banorët e dynjas dhe çdo shpirt është me shokun e tij që është i barabartë në punën e tij, ndërsa shpirti i të Dërguarit tonë, Muhamedit alejhi selam, është në shoqërinë më të lartë, e Allahu i Madhëruar thotë:
“E kushdo që i bindet Allahut dhe të Dërguarit, të tillët do të jenë së bashku me ata që Allahu i shpërbleu: (me) pejgamberët, besnikët e dalluar, dëshmorët dhe me të mirët. Sa shokë të mire janë ata!’. Kur’ani, Nisa: 69.

Ky shoqërim është i vërtetuar në dynja, në Berzah (jetën e varrezave) dhe në botën e shpërblimit (në ahiret), si dhe njeriu do të jetë me atë që e do në të tri këto shtëpi.

Transmetoi Xheriri nga Mensuri nga Ebid-Duha nga Mesruki, i cili tha: Thanë sahabët e Muhamedit alejhi selam: Ne jemi me ty në këtë dynja, por kur ti të vdesësh do të ngrihesh më lart se ne dhe ne atëherë nuk do të shohim më, atëherë Allahu i Madhëruar e zbriti këtë ajet: “E kushdo që i bindet Allahut dhe të Dërguarit, të tillët do tëjenë së bashku me ata që Allahu i shpërbleu: (me) pejgamberët, besnikët e dalluar, dëshmorët dhe me të mirët. Sa shokë të mirë janë ata”.Sha’biu tha: Erdhi një njeri nga ensarët duke qarë tek i Dërguari i Allahut alejhi selam dhe e pyeti: “Çfarë të bën të qash, o filan?’ Ai tha: O i Dërguar i Allahut, pasha Atë, që nuk ka zot tjetër përveç Tij, ti je më i dashur tek unë se familja dhe pasuria ime, pasha Atë, që nuk ka zot tjetër përveç Tij, ti je më i dashur tek unë se vetja ime; unë dhe familja ime të përmendim dhe nuk qetësohem derisa të shoh; e kujtova vdekjen tënde dhe vdekjen time, e kuptova se të shoqëroj në këtë dynja, por ti në botën e ardhme do të ngrihesh në pozitën e pejgambereve, kurse unë nëse hyj në xhenet do të jem në një pozitë më të ulët se pozita jote.

I Derguari i Allahut alejhi selam nuk i ktheu kurrfarë përgjigjeje, atëherë Allahu i Madhëruar e zbriti këtë ajet: “E kushdo që i bindet Allahut dhe të Dërguarit, të tillët do të jenë së bashku me ata që Allahu i shpërbleu: (me) pejgamberët, besnikët e dalluar, dëshmorët dhe me të mirët. Sa shokë të mire janë ata!”, deri te fjala e Tij: “Ky shpërblim i madh është prej Allahut. Mjafton që Allahu di mësë miri.Kuran Nisa 70

Allahu i Madhëruar po ashtu tha:
“O ti shpirt i bindurplotësisht! Kthehu te Zoti yt i vetëkënaqur e i pranuar! Hyn në turmën e robërve të Mi! Dhe hyn në xhenetin tim.Kur’ani, Fexhr: 27-30, d.m.th. hyn në grupin e tyre dhe qëndro me ta; kjo i thuhet shpirtit në momentin e vdekjes’.

SHKEPUTUR NGA LIBRI “SHPIRTI”
AUTOR IBN KAJIM EL XHEUZIJE.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit