9.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Twitter, sulmet kibernetike prekin 250 mijë përdorues

Më të lexuarat

Hackers-a të anonimë kanë sulmuar Twitter-in këtë javë dhe mund të kenë siguruar fjalëkalimet dhe informacione të tjera për më shumë se 250 mijë përdorues, njoftoi kompania gjatë së premtes.

Twitter bëri të ditur se fjalëkalimet ishin të koduara dhe se janë rivendosur si “masa paraprake”, duke qenë në proces e sipër për njoftimin e përdoruesve të prekur.

Njoftimi në një Blog të kompanisë theksonte zbulimet e reja mbi sulmet kibernetike të shkallës së gjerë ndaj New York Times dhe Wall Street Journal, por ndryshe nga dy organizatat e lajmeve, Twitter nuk jep asnjë hollësi mbi origjinën apo metodologjinë e sulmeve.

“Ky sulm nuk është punë e amatorëve, nuk besojmë se është një incident i izoluar”, njoftoi Twitter. “Sulmuesit janë ekstremisht të sofistikuar dhe besojmë se edhe kompani apo organizata të tjera janë sulmuar në të njëjtën mënyrë”.

Twitter, një kompani private, e cila ka rreth 200 milionë përdorues aktivë në muaj, bëri të ditur se po punon me qeverinë dhe zyrtarë federalë të zbatimit të ligjit, për të ndjekur veprimtarinë e sulmuesve.

Kompania nuk specifikoi lidhjet e sulmeve me Kinën, ndryshe nga New York Times apo Wall Street Journal, të cilat njoftuan se hackers-at ishin nga Kina.

Twitter, rrjeti social i njohur për mesazhet e tij prej 140 karakteresh maksimumi, nuk dëshiron të spekulojë me origjinën e sulmuesve, ndërkohë që hetimet vazhdojnë, bëri të ditur zëdhënësi Jim Prosser.

“Nuk ka asnjë evidencë, për momentin, që mund të tregojnë se fjalëkalimet janë kompromentuar”, tha Prosser.

Ky sulm nuk është për të parën herë që thyen sistemin e Twitter dhe që siguron akses në informacionet e përdoruesve. Twitter nënshkroi një dekret të miratuar me Komisionin Federal të Tregtisë në 2010, që nënshtron kompaninë për 10 vite rishikim të pavarur të privatësisë, nëse dështon në ruajtjen e të dhënave personale të përdoruesve./tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit