-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

FJALIMI/ Ilir Meta pas zgjedhjes president: Kur e nisa nga fshati im i vogël në Skrapar, as e kisha menduar këtë gjë. Të mos bëhemi si Maqedonia

Më të lexuarat

Pas zgjedhjes president, Ilir Meta ka mbajtur një fjalim të shkurtër dhe pa letër në Kuvend.
Ai ka thënë se kur e ka nisur nga fshati i tij i vogël në Skrapar, as e kishte menduar se një ditë do të arrinte këtu.
Meta ndërkohë ka dhënë edhe disa mesazhe politike.
Duke iu referuar ngjarjeve të ndodhura në Maqedoni, Meta ka thënë se kjo gjë duhet shmangur në Shqipëri.
“Faleminderit kolegëve dhe kolegëve deputetë që më votuan sot.
Falenderim të veçantë edhe për kolegët që votuan kundër.
Falenderim të veçanmtë edhe për kolegët që mungojnë sot në sallë
Me mungesën e tyre ata më kanë nxitur që ta pranoj këtë detyrë.
Me sa kam dëgjuar këshillat e zotit Namik Dokle nuk kam pregatitur ndonjë fjalim dhe po flas pa letër.
Çdo politikan lufton mes pushtetit dhe demokracisë. Unë kam zgjedhur demokracinë dhe jo pushtetin. Kjo, për një arsye shumë të thjeshtë.
Kur përmendi kolegia Vasilika Hysi jetën time, përmendi edhe vëndlindjen time. Fshati im në Skrapar është malor dhe ndoshta më i thelli në Shqipëri.
Kur isha student kisha dëshirë të bëhesha pedagog. Ishte e vështirë atëherë të ëndërroje të bëheshe deputet, ministër, kryetar kuvendi apo sot president.
Kjo erdhi falë demokracisë dhe ndaj besoj tek ajo.
Nëse ne do të arrijmë të bëjmë çdo sakrificë për ta mbrojtur demokracinë dhe standartet e saj, duke zhvilluar zgjedhje me standarte të larta, gjithëpërfshirëse, me qëllim që të krijojmë të gjitha shanset për të qenë më frymëzues për shqiptarët.
Unë do të bëj çdo gjë për të justifikuar besimin që më dhatë sot. Jo veç përpara jush por përpara të gjithë qytetarëve shqiptarë dhe Kushteturtës sonë.
Do t’ju lutesha të gjithëve që jeni këtu dhe atyre që s’janë, që t’i japim jo veç partive por të gjithë shqiptarëve mundësinë që të kontribuojë në zgjedhje.
Më 21 korrik kur ishin shuar shpresat për ndryshimet kushtetuese për reformën në drejtësi, kam qenë i shqetësuar dhe kam apeluar që të gjetjen e konsensusit që Shqipëria të mos bëhet Maqedoni.
Dje të gjithë kemi parë se çfarë ka ndodhur në Maqedoni që ka ardhur nga një kokëfortësi politike. Ndaj unë do të apeloja edhe njëherë që të bëjmë gjithçka për stabilitetin e vendit”, tha Meta në fjalën e tij.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit