3.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Siria lufton në Internet

Më të lexuarat

Një grup hakerësh i quajtur “Ushtria elektronike siriane” theu rreth 50 faqe të Internetit të qeverisë izraelite, deklaroi ditën e premte në një intervistë për Radiokompaninë “Zëri i Rusisë” një nga liderët e këtij grupi, i cili refuzoi të artikulojë emrin e tij të vërtetë dhe vendndodhjen aktuale.

“Kohët e fundit ne kemi thyer burimet e Internetit të Katarit, Arabisë Saudite dhe Turqisë – të të gjithë atyre që sulmojnë vendin tonë”, vuri në dukje ai, duke theksuar se sulmi mbi burimet e rrjetit izraelit u ndërmorr në përgjigje të bombardimit nga ana e Forcave Ushtarake Ajrore të Izraelite të objektivin pranë Damaskut.

“Ushtria elektronike siriane” e mohon lidhjen e saj me qeverinë e Sirisë. Prapa saj dyshohet të jetë organizata terroriste shiite “Hizbullahu” e Libanit, aleati i Iranit dhe i Bashar Asadit. Te cilet edhe ishin perfituesit e sistemit mbrojtes raketor rus, qe Bashari synoj tua dergonte e te cilat i bombardoi Izraeli pa iu arritur atyre.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit