Presidenca e Turqisë ka shprehur shqetësimet e thella për ngjarjet në Parlamentin e Maqedonisë dhe ka bërë thirrje për arsye të shëndosha në mes palëve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga Presidenca e Turqisë shprehet shqetësimi i thellë për thellimin e krizës politike, e cila po vazhdon për një kohë të gjatë, me ndodhitë e djeshme në ndërtesën e Kuvendit.
Në deklaratë shprehet shpresa për zgjidhjen sa më të shpejtë të dallimeve mes palëve me dialog, pajtim dhe tolerancë.
“Presidenti ynë Recep Tayyip Erdoğan në një bisedë telefonike kohë më parë me presidentin e Maqedonisë, z. Gjorge Ivanov ka shprehur qëndrimin konstruktiv dhe shpresat e shtetit tonë. Dëshirojmë që Maqedonia, e cila ka rëndësi të madhe për ruajtjen e qetësisë dhe të paqes së qëndrueshme në Ballkan, ta tejkalojë sa më shpejtë këtë periudhë të vështirë nëpërmjet arsyes së shëndoshë në mes palëve. Do të jetë në dobi të të gjitha palëve që përpjekjet për krijimin e një qeverisjeje të re të zhvillohen në kuadër të parimeve të një shteti demokratik kushtetues. Ne si Turqi do të vazhdojmë ta përkrahim Maqedoninë me të cilën kemi lidhje të lashta kulturore dhe historike, në të gjitha hapat e saj në rrugën drejt një të ardhmeje të qetë dhe të mbarë”, thuhet në deklaratën e Presidencës së Turqisë.