-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Sopën, dyshohet se e vranë gruaja dhe të bijat?

Më të lexuarat

Bashkëshortja dhe dy vajzat e tij janë të dyshuarat e vetme lidhur me vdekjen e Hamdi Sopës, zyrtar për informim në Qeverinë e Kosovës. Pistat e hetimit kanë zgjeruar dyshimet duke marrë parasysh provat që janë gjetur në banesën e të ndjerit Sopa. Ky i fundit ka rënë nga kati i nëntë i ballkonit të tij, të martën pasdite. Por, para se të hidhej, ai kishte marrë në trup tri goditje me thikë në pjesën e përparme të trupit.
Hetuesit kanë gjetur thikën nën lavatriqe në banjë dhe gjurmët e gjakut kah ka ecur i ndjeri, shkruan Zëri.
Bashkëshortja dhe dy vajzat, ndërkaq, kanë deklaruar gjatë marrjes në pyetje, se familjari i tyre është vetëvrarë duke u hedhur nga ballkoni. “Hetuesia dyshon që ai është goditur me thikë në banjë, e më pas ai ka ecur nëpër korridor dhe ka përfunduar në ballkonin e banesës prej nga është hedhur. Gjatë rrugës që e ka përshkuar në banesën, kemi gjetur shenja gjaku”, ka thënë një burim i gazetës i afërt me rastin.
Përveç tri goditjeve në pjesën e përparme të trupit, të cilat sipas raporteve të para të ekzaminimit të trupit të pajetë, nuk kanë qenë vdekjeprurëse, ekzaminimet kanë treguar se i ndjeri Sopa ka pasur edhe një prerje të vogël në shuplakën e dorës. /IO

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit