-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Jankullovska kërkon nga Rexhepi arrestimin e dy të kërkuarve për vrasjen në Smilkovc

Më të lexuarat

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) i ka dërguar një kërkesë ministrisë homologe të Kosovës për të ndaluar dy të akuzuarit nga Shkupi, që ngarkohen si pjesë e grupit pesëanëtarësh për vrasjen e pesëfishtë që ndodhi më 12 prill në Smilkovc të Shkupit.

Kërkesa e bërë nga ministrja e MPB-së, Gordana Jankullovska drejtuar ministrit të MPB-së të Kosovës, Bajram Rexhepi mban emrat e dy të kërkuarve Afrim Ismailoviq dhe Halil Demiri nga Shkupi.

MPB në versionin e përshkrimit të ngjarjes ka theksuar se dy nga kryerësit e vrasjes së pesëfishtë janë arratisur drejt Kosovës, me ndihmën e dy personave që janë pjesë e pesëshes të akuzuar për vepër terrorizëm.

Ndërkohë, MPB me anë të njësiteve speciale ka kryer një operacion të shpejt kontrolli në Karadakun e Shkupit, gjegjësisht në Brezë, në kërkim të personave të arratisur dhe dyshimeve të tjera, pasi që njëri nga të ndaluarit në grupin prej 20 vetave, ishte bari në këtë rajon. /INA/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit