1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Katolikët Shqiptarë e shfrytezojn kombin për të dominuar

Më të lexuarat

Abdi BALETA

Veprimtari të sotme katolikocentrike

Katolikocentrizmi i sotëm shqiptar si vijues i kësaj tradite shekullore të bashkëpunimit me serbo-malazeztë ka trashiguar të gjitha këto karakteristika të saj: idenë e ‘armikut të përbashkët’ të shqiptarëve e serbëve, idenë e ‘kristianizmit’ si rrugë e bashkimit me serbët në luftë kundër shqiptarëve, ka marrë e ruan dhe ushtron antimyslimanizmin e kultivuar nga nacionalizmi serb, dëgjueshmërinë ndaj serbëve etj.

Kështu, katolikocentrizmi i sotëm, ashtu si ai shekullor, ka rimarrë formulën e ‘kristianizmit’ si rrugë për afrimin me ortodoksinë, para së gjithash atë serbe e greke kundër myslimanëve. Siç u tha, ‘kristianizmi’ ka qenë një nga ‘portat’ që ka përdorë tradicionalisht dhe në shekuj katolikocentrizmi për t’i çuar shqiptarët tek serbët dhe vendosjen e tyre nën komandën serbe. Heqja dorë nga emri ‘katolik’ si emër dallues nga ortodoksizmi dhe si emër kujtimesh të kryqzatave e luftrave shekullore kundër ortodoksizmit, përdorimi i emrit përbashkues ‘kristian’ (përballë mysliman) konstatohet qartë edhe sot. Raste të tilla janë p.sh. bashkimi para shumë vitesh i priftit katolik, Zef Pëllumbi, me ‘intelektualin’ ortodoks, Aurel Plasari, nën ombrellën e ‘kristianëve’ dhe shumë veprimtarive fetare-politike të tyre. Edhe Myftaraj në librin e tij ‘Nacional-islamizmi shqiptar baleta&feraj’ i përdor këmbyeshëm termat ‘katolik’ me ‘kristian’. Kështu ai herë ngulë këmbë se Evropa nuk i ndihmon shqiptarët pa u kthyer në katolik, herë thotë se duhet të kthehen në kristian. Po ashtu toskninë e lë si zonë ndikimi të Janullatosit dhe ortodoksisë greke, ndërsa kthimin në katolik e kërkon veçanërisht për gegninë që e sheh si zonë ndikimi të Vatikanit. Gjersa prej tij, tosknia lihet të zgjedhë vetë nëse do t’i bashkohet Greqisë (ortodoksisë) apo do të qëndroj brenda Shqipërisë, për gegninë nuk le shteg tjetër veç kthimit në katolik. Nga Myftaraj ravijëzohen qartas aleancat katolikocentrike dhe ortodokse-janullatiste për ndarjen e zonave të influencës dhe coptimin e Shqipërisë duke eliminuar rezistencën myslimane ndaj këtij coptimi përmes konvertimit të tyre në katolik dhe ortodoksë. Aleanca katolikocentrike me ortodoksinë duket edhe në aleancën e Berishës (mbasi i është nënshtruar katolikocentrizmit) me Nanon për fshirjen e 555 vjetëve histori dhe kthimin e shqiptarëve tek Perandoria Biznatine ku konkuronin vetëm katolicizmi me ortodoksinë pa praninë e myslimanëve. Derisa e paraqet Nanon si përfaqësues të ortodoksizmit, Berisha përpiqet për vete të marrë flamurin e katolicizmit. Trakti i shpërndarë në Kosovë e Shqipëri, po ashtu, drejtohet vetëm kundër islamizmit dhe myslimanëve, e mbështetë në heshtje ortodoksizmin kur nuk e përmend si një rrezik për shqiptarët dhe e mbështetë hapur duke thirrë shqiptarët të ndjekin shembullin e ‘patrikut’ katolik shqiptar, Pjetër Bogdani, që u bashkua me patrikun serb, Cërnojeviç, kundër myslimanizmit. Në qoftë se ndiqet shembulli i Pjetër Bogdanit sot kjo do të thotë të bashkohet Lush Gjergji, Mark Sopi etj., me atin Sava të serbëve të Kosovës, ose Artemijen, në luftë kundër myslimanëve, e kjo do të thotë shqiptarëve sepse serbë mysliman nuk ka. Në Shqipërinë londineze kjo do të thotë bashkim i Rrok Mirditës me Janullatosin, kundër ‘armikut të përbashkët’ të tyre, myslimanëve shqiptar, sepse mysliman grek nuk ka. Për Janullatosin që është grek kjo aleancë është shumë e dëshiruar, ndërsa Mirditës do t’i duhet të luftoj kundër bashkëkomabsve të vetë. Ky është problemi i bashkimit të shqiptarëve nën termin ‘kristianizëm’: për serbët e grekët është bashkim për luftë kundër shqiptarëve si një komb tjetër, ndërsa për shqiptarët është bashkim me serbët e grekët për luftë kundër bashkombasve të vet. Thënë ndryshe ky bashkim është gjithnjë në të mirë të serbëve e grekëve kundër shqiptarëve. Bashkimi nën termin ‘kristianizëm’ është njëkahësh: vetëm kunër shqiptarëve, por asnjëherë kundër nacionalshoviznizmit serbo-grek.

Porta tjetër, ‘armiku i përbashkët’ i serbëve dhe shqiptarëve, e përdorur në shekuj nga katolikocentrizmi shqiptar për t’i çuar shqiptarët tek serbët, po ashtu, është hapur dhe vënë në përdorim prej tyre edhe sot. Propaganda serbe e luftës kundër shqiptarëve, veçanërisht në prag dhe gjatë bombardimeve nga NATO e ka paraqitë myslimanizmin dhe myslimanët shqiptar si rrezik për Serbinë e gjithë Evropën, e ka paraqitë veten si mbrojtëse e kristianizmit evropian etj. Tani katolikocentrikët shqiptar u thonë shqiptarëve se edhe ata kanë këtë armik kryesor të përbashkët me serbët. Në vija të përgjithshme argumentimi i tyre thotë se qenia në shumicë e shqiptarve mysliman po përdoret për propagandë në favor të Serbisë, prandaj myslimanizmi dhe myslimanët janë vërtetë armik i Serbisë, por kështu po bëhen edhe armik i shqiptarëve. Si përfundim, shqiptarët dhe serbët kanë një armik të përbashkët: myslimanizmin. Me këtë hiqen pengesat për aleancë me serbët kundër një ‘armiku të përbashkët’ më të rrezikshëm, siç thuhej tradicionalisht, armikut osman dhe mysliman. Mbi këtë bazë shkohet lehtë tek ideja se nuk është marrdhënie e natyrshme konflikti shqiptaro-serb, po aleanca shqiptaro-serbe kundër armikut të përbashkët mysliman ne emër të vlerave perëndimore ‘kristiane’. Fakti që ‘kristianët’ perëndimor bombarduan ‘kristianët’ lindor për të mbrojtë ‘myslimanët’ shqiptar (dhe boshnjak) e përgënjeshtron argumentin katolikocentrik. Por katolikocentrikët dallohen, ndër të tjera, nga vetë fakti se përpiqen të gjejnë ‘armikun e përbashkët’ të shqiptarëve dhe serbëve. Për ta nuk ka rëndësi nëse shqiptarët dhe serbët kanë vërtetë ndonjë armik të përbashkët, ai mund të jetë real ose imagjinar, por kryesore për ta është të shtyhen shqiptarët të mendojnë gjithnjë për të gjetë një ‘armik të përbashkët’ e të hyjnë në alenacë me serbët kundër tij. Kriteri për t’i dalluar katolikocentrikët është i lehtë: ata përpiqen të gjejnë ose të sajojnë një armik të përbashkët të serbëve e shqiptarëve.

Trashigimia tek katolikocentrizmi i sotëm shqiptar i ndjenjave antimyslimane të nacionalizmit serbo-malazez (dhe grek, Raça 1990) të shekujve XVIII-XIX e më vonë dëshmohet edhe në ndjenjat e forta të urrjetjes ndaj myslimanëve. Numëri i madh i artikujve të botuar në shtypin shqiptar gjatë këtyre viteve nuk mund të përmendet këtu. Këtu mund të ilustrohet vetëm me rastin e Myftarajt. Urrjetja tipike katolikocentriste shqiptare e marrë nga nacional-shovinizmi serb (dhe grek) shprehet veçanërisht në traktin e shpërndarë në Kosovë e Shqipëri dhe në librin e Kastriot Myftarajt ‘Nacional-islamizmi shqiptar baleta&feraj’ në të cilat islami sulmohet në atë mënyrë që për të nxitë urrjetjen kundër tij shpifet, fallsifikohet kurani etj., vetëm për të arritë qëllimin që nuk mund të arrihet ndryshe. Kështu, në librin e vet Myftaraj thotë se Kurani jep porosinë për të vrarë të gjithë jomuslimanët: ‘Kurani thotë për jomuslimanët: ‘I vrisni kudo që t’i gjeni’ (f.266). E vendosur në thonjëza duket sikur shprehja është marrë nga kurani, por kurani nuk e përmban këtë urdhër. Sipas Myftarajt që kërkon kthimin e shqiptarëve në katolik, besimi islam është fashist (f.111), totalitarist (po aty), fe e poshtnimit njerëzor (f.102), bota shpirtërore dhe shoqërore e myslimanëve është barabare (f.120) etj., etj. Ky fjalor vjen drejtpërdrejtë nga kryqzatat mesjetare dhe nacional-shovinizmi serbo-grek i shekujve XVIII-XIX-XX.

Siç shihet, pra, në çdo vështrim mund të konstatohet e dëshmohet qartë se katolikocentrizmi i sotëm shqiptar, propaganda dhe veprimtaria masive e intensive dhjetëvjeçare deri tek shpërndarja e traktit në Kosovë e Shqipëri, e librit të Kastriot Myftarajt ‘Nacional-islamizmi shqiptar baleta&feraj’ dhe shpërthimi i eksplozivit tek busti i Fishtës në Shkodër është vazhdim i një rryme katolike shqiptare bashkëpunëtore shekullore e serbo-malazezvë me mbështetës, frymëzues dhe urdhërues në Vatikan. Nga ky bashkëpunim, siç u tha, katolikocentrizmi mori: a) urrejtjen karakteristike të nacionalizmit serbo-malazez kundër myslimanëve shqiptar, b) besimin në ‘armikun e përbashkët’ të shqiptarëve e serbëve, c) veprimin sipas planeve serbo-malazeze kundër ‘armikut të përbashkët’ veçanërisht kunër myslimanëve, d) përbashkimin me ortodoksët serbo-malazezë nën emrin e përbashkët ‘kristian’ kundër myslimanëve shqiptar etj., etj.

Katolikocentrizmin e kanë lënë mendtë

U tha që në fillim se me veprimtarinë e tij katolikocentrizmi po dëshmohet si një rrymë iracionale, ose siç thuhet në popull: me mendje të dalun. U tha se katolikocentrizmin e sotëm shqiptar e kanë lënë mendtë jo pse kërkon që besimtarët e besimeve të tjera të kthehen në katolik, por sepse: a) është më agresiv se e ka fuqinë dhe, b) se konvertimin e shqiptarëve në katolik përpiqet ta legjitimoj me arsyen kombëtare. Tani mbas shtjellimit të shkurtër që ju bë kësaj rryme në ecurinë e vetë hsitorike është më lehtë të kuptohet ky iracionalizëm.

Agresiviteti vetërrezikues

Fondamentalizmi katolikocentrik është më agresiv, më cinik, dhe më provokues se ai ortodoks në Shqipëri. Në qoftë se me agrsivitetin, cinizmin dhe provokimet e veta nuk ka çuar në një reagim të ashpër ndaj tij dhe në luftë fetare, kjo ka ndodhë kryesisht se përfaqëson një pakicë jo shumë të rëndësishme në tërësinë e kombit shqiptar. Por duket sheshit se po të ishin më shumë, ta zëmë sa ortodoksët, katolikët shqiptar me kohë do ta kishin shndërruar Shqipërinë në Liban, Irlandë etj., shkurt do ta kishin shndërruar Shqipërinë në fushë kaspahanesh fetare.

Por, ashtu, të pakët siç janë, katolikët për këtë pafuqi të tyre, nga shumica e kombit, madje, janë parë gati si gjynah (për t’u mëshiruar) dhe prandaj as nuk është krijuar ndonjë ndjenjë veçanërisht dyshuese dhe e keqe për ta, as nuk është ndërmarrë ndonjë fushatë kundër tyre. Provokimi, agresivitieti, ligësia, pamëshira e përqëndruar në këtë rrymë katolike është në disproporcion të jashtëzakonshëm me madhësinë e tyre. Prandaj mund të thuhet se një koncentrim kaq i madh i të keqes sa në këtë rrymë katolike nuk gjendet në asnjë tjetër. Cinizmi i tyre e kalon shfaqjen e çdo besimi tjetër fetar në fushën e politikes. Megjithatë, një qenie e tillë kaq e ligë, edhe pse shumë e egër dhe agresive zakonisht nuk ngjallë frikë po neveri kur e sheh se si e ha veten nga inati se është e pafuqishme të realizoj ligësinë e vet.

Ky qëndrim neveritës, megjithatë është e zakonshme sa kohë që kombi e përjeton katolikocentrizmin si të parrezikshëm seriozisht për të tërën. Por në qoftë nga kombi përjetohet se katolikocentrizmi po rrezikon të tërën, atëherë qëndrimi i të tërës ndaj kësaj pakice të rrezikshme mund të jetë i ashpër. Jo rrallë me bashkëpunimin e vet dhe me vënjen në shërbim të Serbisë, Greqisë dhe Vatikanit katolikocentrikët u kanë sjellë tragjedi katolikëve shqiptar, por kanë rrezikuar edhe gjithë kombin. Në qoftë se e tëra ndjehet e rrezikuar seriozisht, atëherë pakicën katolikocentrike, cinike, agresive e provokuese nuk do të mund ta mbrojnë nga dëmtimet e rënda as gjithë armët bërthamore të ‘kristianëve’. I gjithë kombi shqiptar do të rrezikohet e dëmtohet shumë nga një ndeshje fetare, por edhe vetë katolikocentrikët do të dëmtohen për shumë arsye:

‘Më katolik se papa’

Katolikocentrizmi shqiptar paraqitet më katolik se papa. Kështu kur Shqipëria u pranua në Organizatën e vendve islamike, katolikocentrikët ‘laik’ reaguan ashpër, veçanërisht Frrok Çupi, Preç Zogaj etj., etj. Shqipëria u pranua në organizatën e vendeve islamike rreth një muaj para vizitës së papës së katolikëve në Shqipëri. Derisa papa nuk shfaqi asnjë rezervë p.sh. duke e shtyrë pak vizitën etj., katolikocentrikët reaguan vrazhdë ndaj këtij antarësimi.

Derisa papa ka pranuar si gabime të kishës katolike dhe ka kërkuar falje për kryqëzatat, inkuizicionin, djegien e plakave dhe shkencëtarve në turrën e druve, ka kundërshtuar bombardimet amerikane në Afganistan, ka bërë thirrje për bashkëjetesë paqësore ndërmjet besimeve fetare, ka pritë presidentin iranian etj., etj., katolikocentrikët shqiptar duke dalë ‘më katolik se papa’ nuk pranojnë asnjë gabim të kishës katolike duke dalë hapur në kundërshtim me qëndrimet e Vojtilës.

Qëndrimet e veta të kundërta me Vojtilën, katolikocentrikët i arsyetojnë si qëndrime në fakt në përputhje me vullnetin dhe dëshirat e tij, por që ai nuk mund t’i shpreh hapur. Pra sipas tyre, papa bën demagogji (thënë ndryshe është demagog), por realisht dëshiron dhe vepron çka dëshirojnë dhe si veprojnë katolikocentrikët. Kështu, duke komentuar deklaratat antimyslimane të Oriana Falaçit, Kastriot Myftaraj, argumenton se: “ndonëse shumësia e perëndimorëve shprehen në eufemizma përsa i përket rrezikut islam, asht e qartë se ndjenja reale asht ajo që shprehu Fallaci” (f.176). Sipas tij pra, gjithë perëndimorët ‘kristian’ duke përfshi edhe Vojtilën, mendojnë si Falaçi dhe kanë ndjenjat e saj kundër islamit, ndyrësisë, barabarisë së tij etj.,, por i fshehin këto ndjenja.

Po ashtu edhe vizitën e papës në Shqipëri në vitin 1993, Myftaraj e përshkruan krejt në kundërshtim me deklarimet e qëllimeve të vizitës nga vetë papa, duke e paraqitë qëndrimin e tij si demgagji. Sipas Myftarajt, papa Vojtila kishte ardhë në Shqipëri për të vazhduar kryqazatat mesjetare, kishte realizuar një vizitë që kishte mbetë pa u bërë nga papa Piu II shumë shekuj më parë. Në librin e tij “Një shenjëtore për rekonkuisten shqiptare” (1998), Myftaraj shkruan për vizitën e papës Vojtila: “ai papë i përgjunjur në më të shenjtin vend të hapsirës shqiptare nuk mund të të mos të sillte ndërmend imazhin e një pape të hershëm, Piut të II, i cili 529 vjet më parë ishte nisur të vinte në Shqipëri në krye të një kryqate evropiane, e cila do ta shpëtonte vendin që me shpirt nën dhëmbë ishte duke i qëndruar Dar al Islamit që donte ta gëlltiste” por nuk kishte arritë në Shqipëri dhe: “Ajme!…Ajme. Dar al Islami e kishte gëlltitur pothuajse krejt vendin (Shqipërinë, H.F.) në intervalin ndërmjet nisjes së njërit pontifik dhe mbërritjes së tjetrit”. Ky interpretim është në kundërshtim me qëllimet e shpallura nga papa, dhe e nxjerrë papën demagog gënjeshtar, por është identik me interpretimet që iu bënë nga kleri fondamentalist ortodoks grek (dhe rus) vizitës së papës në Greqi, Ukrainë etj., pikërisht si diversion dhe vijim i kryqëzatave kundër ortodoksisë (shih p.sh: Levantis, ‘Karvan’, nr.2, 2002, f.33-34).

Nuk mund të thuhet me siguri nëse interpretimi katolikocentrik dhe i Myftarajt është i vërtetë apo i gabuar: ndjenjat e veta të fshehta mund t’i publikoj Vojtila.

Këtu vetëm mund të nxirret një përfundim duke marrë rastin kur intepretimi i Myftaraj për qëndrimin e perëndimorëve, duke përfshi edhe papën, është i saktë, pra duke marrë rastin më të favorshëm për te. Atëherë, në qoftë se perëndimi, pra, mendon si Falçi por sillet ndryshe me demagogji, kjo do të thotë se ka një arsye, ka një shkak që e shtynë t’i fsheh ndjenjat e veta të vërteta dhe veprimet e veta të dëshiruara. Nga ky fakt del se katolikocentrikët rrezikojnë veten dhe besimtarët e tyre katolik duke provokuar kombin shqiptar, sepse në qoftë se katolikocentrikët e bëjnë kombin të ndjehet i rrezikuar prej tyre dhe e tëra fillon të veproj kundë tyre, atëherë ‘kristianët’ perëndimor mund të vazhdojnë të bëjnë ‘demagogji’, të flasin me ‘eufemizma’ ndaj islamit shqiptar dhe të mos i mbrojnë sa duhet katolkocentrikët shqiptar. Ato arsye që e shtyjnë tani të bëj demagogji e të sillet ‘me kulturë e maturi’ ndaj islamit sot, mund të vazhdojnë të veprojnë edhe kur të rrezikohen katolikocentrikët shqiptar. Pra, në qoftë se është e vërtetë çka thotë Myftaraj dhe përshkrimi i papës si demagog, atëherë kjo është një nga arsyet që katolikocentrizmi është iracional dhe rrezikon veten për shkak të agresivitetit kundër tërësisë kombëtare pa pasë fuqinë që i përgjigjet këtij agresiviteti. Realcionet e priftërinjëve shqiptarë gjatë shekujve XVI-XVIII janë të mbushura me lutjet e priftërinjëve shqiptar drejtuar papës me kerkesat për t’i ndihmuar më shumë se të tjerët sepse katolikët shqiptar ndodheshin në një situatë të veçantë, nën sundimin islam e jo si katolikët e tjerë evropian që ishin të lirë (Shihni se janë të botuara disa vëllime). Por Papët më shumë ndihmonin katolikët evropian të lirë se katolikët shqiptar nën sundimin osman-mysliman dhe relacionet shtoheshin. Papa bënte politikë me myslimanët. Nuk do të ishte e dobishme për katolikocentrikët shqiptar t’i shtojnë vëllimet e dokumenteve për Shqipërinë me relacione e lutje të tilla në shekullin XXI. Papa prap mund të bëj politikë me myslimanët.

Për më tepër mbrenda vetë klerit katolik shqiptar gjithnjë ka ekzistuar edhe një rrymë kundërshtare e katolikocentrikëve, një rrymë që vlerësonte kombin shqiptar dhe e vinte atë në qendër. Edhe ky është një faktor që rrezikon katolikocentrikët shqiptar dhe besimtarët e tyre katolik, sepse kleri katolik shqiptar mund të mos dalë unik kundër shqiptarëve të besimeve të tjera. ‘Kristianët’ perëndimor mund të bëjnë ‘demagogji’ dhe të mbështesin klerin katolik ‘të moderuar’, ‘paqësor’etj., kundërshtar të katolikocentrikëve, ekstremistëve fetar etj., ndoshta për arsyen e shmangies së ndeshjes me islamin në prag të shtëpisë, në Evropë, për të realizuar konfliktin më largë, në Azi e ndoshta në Afrikë etj. Shkurt, ekzistenca e një rryme klerikësh katolik shqiptar me prirje kombëtare e ulë edhe më shumë fuqinë e katolikocentristëve, heq edhe më shumë mbështetjen ‘perëndimore’ dhe e vendos edhe më në rrezik pjesën e katolikëve që i bashkohen rrymës agresive, fondamentaliste, cinike katolikocentriste.

Nga rryma katolikocentriste e ndjenë veten të rrezikuar gjithë kombi, sepse me idetë e tij të shfaqura deri tani duket se prekë të gjithë kombin. Së paku si shfaqet në librin e Myftarajt ai prek edhe interesat e ortodoksëve nacionalist shqiptar sepse propozon që Shqipëria e Jugut t’i bashkohet Greqisë, prek edhe myslimanët e të gjitha krahinave, prek edhe laikët, ateistët dhe jobesimtarët e ndryshëm që dëshirojnë ruajtjen e kombit shqiptar e bashkimin e tij etj., etj. Kështu ai deri sa bën për vete ortodoksët (dhe jobesimtarët) filogrek kthen kundër vetes një pjesë të klerit katolik, gjithë myslimanët besimtar, ortodoksët me prirje shqiptare, nacionalistët etj. Të gjitha këto janë vetëm disa nga arsyet pse katolikocentrizmi është iracional në kuptimin se tregohet më agresiv se sa e ka fuqinë.

Iracionaliteti i ‘arsyes kombëtare’ katolikocentriste

Katolikocentrizmi shqiptar është iracional jo vetëm pse tregohet më provokues e agresiv se e ka fuqinë dhe kështu rrezikon veten, por edhe se kërkesën e vet përpiqet ta legjitimoj me ‘arsyen kombëtare’ shqiptare. Ne shqetësohemi dhe bëjmë thirrje që kombi të kthehet në katolik, arsyetojnë ata, sepse përndryshe bota e fuqishme dhe e zhvilluar perëndimore nuk na përkrah.

Iracionaliteti i këtij argumenti është i dukshëm praktikisht dhe logjikisht, por këtu do të përmenden vetëm disa momente pa e zhvilluar me plotë këtë argument. Praktikisht është iracional, sepse, siç u tha, perëndimi i zhvilluar dhe i fuqishëm ka ndërhyrë me armë në mbrojtje pikërisht të dy popujve në shumicë myslimane në Ballkan: boshnjakëve dhe shqiptarëve, pikërisht nga një popull ‘kristian’ dhe që luftonte kundër ‘rrezikut islam’ ndaj perëndimit, Serbisë. Aleanca më e fuqishme ushtarake në hsitornë njerëzore, aleanca më e fuqishme ‘kristiane’ në historinë e njerëzimit, NATO, veprimin e parë ushtarak në historinë e vetë gati 50 vjeçare, promovimin e vet e bëri në mbrojtje të një populli në shumicë myslimane, pikërisht të kombit tonë kundër një agresori ‘kristian’ ortodoks. Ajo mund të zhvilloj edhe shumë luftëra të tjera, ose mund të shpërbëhet, por në historinë e saj mbtetet fakti se luftën e parë e bëri për të mbrojtë një popull në shumicë myslimane. Kjo provon edhe një gjë tjetër: se temri ‘kristian’ për të mbuluar bashkimin e katolikëve me ortodoksët nuk funksion në pernëdim, por është porta, mjeti, emri me të cilin vetëm katolkocentrikët shqiptar dhe jo ‘kristianët erëndimor historkisht dhe aktualisht janë përpjekë të mbulojnë bashkëpunimin e tyre me ortodoksinë serbe e greke. Argumenti i ‘arsyes kombëtare’ i përdorë nga katolikocentrizmi është iracional edhe logjikisht, ndër të tjera, sepse Evropa e sotme nuk është mesjetare e udhëhequr nga arsyeja fetare por udhëhiqet nga interesat kombëtare. Evropa vetë nuk është katolike, por protestane, luterane, anglikane, ortodokse, edhe katolike dhe myslimane. Ndërrimi i fesë vetëm për të marrë pare nga Evropa, siç u këshillojnë katolikocentrikët shqiptarëve duke filluar me Kadarenë e deri tek Myfataraj dhe trakti, do t’i paraqiste shqiptarët më shumë si ateistë që nuk e kanë problem besimin dhe e ndërrrojë fenë sa herë t’iu nevojitet para, se sa si katolik. E ndoshta për një besimtar më i mirë është një njeri që beson diku, qoftë edhe një fe kundërshtare se një ateist. Ndërrimi masiv i fesë, edhe sikur të kenë të drejtë katolikocentrikët, kërkon një periudhë tepër të gjatë kohore, ndoshta shekullore dhe deri atëherë shqiptarët jo vetëm nuk do të marrin mbështetjen perëndimore e do të mbeten të pazhvilluar, por kur të jetë përfunduar konvertimi nuk dihet nëse do të jetë më i dobishëm dhe në përputhje me qëllimin sepse rrethanat mund të kenë ndryshuar dhe qytetërime të tjera mund të jenë fuqia botërore për përkrahjen (paratë) e të cilave mund të kemi nevojë etj., etj.

Ab katolikocentrismus libera nos Domine

Deri tani, siç u tha, zakonisht, por jo gjithnjë, katolikocentrizmi më shumë se me urrejtje është parë me neveri. Përgjitësisht ka mbizotëruar mendimi se nuk është mirë, nuk ëshë e dobishme që feja të politizohet dhe për këtë një numër i madh argumentesh janë përpunuar edhe në Evropë gjatë iluminizmit dhe kalimit nga mesjeta në modernen. Vlera e vetme e pranuar gjërësisht në botë si karaktersitike shqiptare, toleranca fetare, synohet të shkatërrohet nga katolikocentrikët duke e politizuar fenë. Argumentet e zhvilluara gjatë kalimit nga mesjeta në modernen dhe praktikat e ndarjes së fesë nga politika, e lënejs së besimtarëve në vullnetin e vet të lirë për të zgjedhë fenë., e kufizimit të instituciineve fetare në afrimin e shërbimeve besimtarëve dhe në shoejgimin e epërsive të fesë që u këshillohet janë treguar racionale, të dobishme praktikisht, zbutëse të konfliketeve, shamngëse të tragjedive e masakrave etj.

Megjithatë në qoftë se katolikocentrikët e politizojnë fenë duke iu drejtuar kombit, duke iu drejtuar shqiptarëve që të katolicizohen, atëherë kombi bën thirrje për shqiptarizimin e katolicizmit. Myslimanët shqiptar nuk kanë qendër të huaj që i drejton. Ortodoksët shqiptar me sakrifica të mëdha e kanë krijuar kishën e pavarur shqiptare. Vetëm katolikët nuk janë pavarësuar dhe vazhdojnë t’u mbeten besnik të huajve. Pra, katolikocentrizmi, kjo qenie e pështirë me kaq mllef e vner të grumbulluar në shekuj, që bren veten nga mllefet e grumbulluara në trupin e vet të dobët deri tani kryesisht është parë nga kombi me pështirosje dhe njëfarë mëshire për te, por mund të shihet edhe si rrezik Parulla e katolikocentrizmit (bashkë me serbët e grekët) ka qenë lutja e Mazrrekut: ‘Ab albanensibus libera nos Domine’ (‘Nga shqiptarët na shpëto o Zot’). Por parulla dhe lutja e shqiptarëve mund të bëhet: ‘Ab katolikocentrismus libera nos Domine’ (‘Nga katolikocentristët na shpëto o Zot’)

Fondamentalizmi katolikocentrist po bëhet secilën herë më iracional ndër shqiptarët ose thënë më popullorçe, katolikocentrizmin po e lënë mendtë.E kane lënë mendtë jo pse ben thirrje që njerëzit me përkatësi të tjera fetare të kthehen në katolikë, sepse përfaqësuesit e çdo besimi i ftojnë të tjerët të përqafojnë besimin e vet. Por e kanë lënë mendtë, së pari, sepse tregohet më agresiv se e ka fuqinë e kjo i kthehet si bumerang në dëm të vet dhe, së dyti, sepse këtë thirrje përpiqen ta arsyetojnë më një ‘reason d’nation’, më arsye kombetare.

Prandaj, në këtë shkrim do të tregohet në vija mjaft të përgjithshme se si brenda katolicizmit në shekuj ka ekzistuar një rrymë politiko-fetare që u ka sjellë dëme të mëdha shqiptarëve; se veprimtaria e sotme katolikocentriste është vazhdim i kësaj rryme; se si përpjekja për të legjitimuar veprimtarinë e vetë me ‘arsyen kombëtare’ është krejt iracionale etj. Por para se të shqyrtohen këto çështje me rëndësi të madhe për jetën e shqiptarëve, nga konceptimi dhe qëndrimi ndaj të cilave varet shumë nëse shqiptarët do të bëjnë një jetë më të mirë apo edhe më të keqe le të fillohet si hyrje me një dukuri të çuditshme të ditëve më të fundit.

Çuditja me të çuditurit

Për median, analistët, ‘intelektualët’ dhe forcat ‘politike’ në Shqipëti u duk si një çudi, si një rrufe në të kthjellët shpërndarja e një trakti antimysliman në Shkodër dhe një shpërthim pranë bustit të Gjergj Fishtës. Por, për t’u çuditur është vetëm me këtë çuditje të ‘politikanëve’, ‘analistëve’, ‘intelektualëve’ dhe medias shqiptare. Në Shqipëri ka dhjetë vjet që shpërndahen ‘trakte’ si ky që u shpërnda në Shkodër, shpërndahen legalisht në dhjetramijë kopje, në gjithë vendin, në gazetat e forcave kryesore ‘politike’ dhe në gazetat ‘e pavarura’, shkruhen e shpërndahen libra qindra faqesh e mijëra kopjesh, transmetohen emisione televizive e radiofonike.Veç disa intelektualëve dhe veprimtareve të rrethuar rreth ‘Rimëkëmbjes’, dhe veçanërisht kryetari i saj, Abdi Baleta, ndaj kësaj fushate antimyslimane nuk ka kundërvepruar gati askush. Ndërsa tani ‘analistët’, ‘intelektualët’, media, ‘politikanët’çuditen e bëjnë zhurmë për një trakt të shpërndarë ilegalisht, vetëm në një qytet dhe vetëm në disa qindra, ndoshta mijëra kopje.

Në trakt nuk ka ansjë ide dhe as intensitet urrejtjeje e konfliktualiteti më të madh se në artikujt e gazetave, librat, emisionet e medias elektronike që të ngjallin reagim më të madh se këto. Trakti bën thirrje për kthimin masiv të shqiptarëve në katolik ‘për arsye kombëtare’; nxitje urrejtjeje ndaj islamit si besim; e lidh islamin me dhe institucionet e tij (xhamitë etj.) me terrorizmin, ‘fondamentalizmin islamik’; glorifikon disa figura katolike; bën thirrje të largohen nga figurat qëndrore të nacionalizmit shqiptar e të Lidhjes Shqiptare të Prizerenit si Ymer Prizereni, Sami Frashëri etj.

Por të gjitha këto ide e thirrje dhe, me po kaq intensitet urrejtës janë shfaqë legalisht, publikisht, në gazeta, libra, media elektronike etj., që dhjetë vjet në Shqipëri. Trakte si ky dhe ide si këto janë shkruar nga shkrimtarë, studiues, politikanë, gazetarë të njohur e të panjohur. Kështu thirrjen për kthimin masiv të shqiptarëve në katolik, ashtu si në trakt, ka mbi dhjetë vjet që e ka bërë Ismail Kadare. Ai është pasuar nga një varg pasuesish të njohur e të panjohur. Ashtu si trakti, edhe Kadare edhe pasuesit e tij janë përpjekë të legjitimojnë thirrjen prozelitike me ‘arsyen kombëtare’: se Evropa nuk na mbështetë pa u kthyer në katolik. Trakti, siç u tha, e lidhë besimin islam dhe institucionet e tij me terrorizmin ‘fondamentalist islamik’. Por këtë e ka bërë gati që dhjetë vjet më parë Neshat Tozaj në gazetën ‘Zëri i Popullit’ (10.1.1995) në artikullin “Shqipëria një depo municioni islamik?” dhe para tij kjo ka qenë propagandë e përditshme e shtypit në Shqipëri.

E gjithë kjo propagandë antimyslimane është përmbledhë e shpërnda në Shqipëri në një libër prej 330 faqesh të shkruar nga Kastriot Myftaraj: “Nacional-islamizmi shqiptar baleta&feraj”, dhe është vënë në qarkullim njëkohësisht me hedhjen në qarkullim të traktit në Kosovë. Ngjashmëria ndërmjet traktit dhe librit është fantastike. Ashtu si trakti, edhe libri e lidhë besimin islam me terrorizmin.

Ashtu si trakti edhe Myftaraj bën thirrje për konvertim masiv të shqiptarëve (gegë) në katolik duke e bazuar në ‘arsyen kombëtare’, sepse Evropa nuk i përkrah shqiptarët pa këtë konvertim. Shqiptarët ndodhen para alternativës: “ose islamin, ose shtetin e bashkuem nacional shqiptar” (f.91). Ashtu, dhe më vrazhdë se trakti, libri fallsifikon dhe sulmon përmbajtjen e islamit. Sipas traktit “feja islame është fe e dhunës, krimit, drogës, prostitucionit dhe prapambeturisë”. Sipas Myftarajt feja islame është fe e poshtnimit njerëzor: “Që islami është fe e poshtnimit njerëzor, kjo kuptohet dhe nga fakti që ajo ka adoptu për ritin e faljes, ranien përmbys” (f.102). Po ashtu sipas Myftarajt feja islame është totalitariste dhe fashiste: “Islami në thelbin e vet asht një fe totalitariste (f.110 etj.) dhe fashiste (ff. 111-112). Ashtu si trakti edhe libri sulmon disa figura qëndrore kombëtare të shqiptarëve: “mos shkoni pas mashtrimeve të dijetarëve të rrejshëm të asaj kohe, të homoseksualëve siç ishin Sami Frashëri, Ymer Prizereni etj.”. Edhe Myftaraj në librin e vet sulmon përfaqësuesit e nacionalizmit shqiptar, veçanrisht Hasan Prishtinën (ff. 277;301 etj.) që vijoi programin e Pashko Vasës, Sami Frashërit e Ymer Prizerenit. Trakti ashtu si libri i Myftarajt glorifikon figurat politike sipas kriterit katolik. Sipas traktit: “edhe një herë ju ftojmë të ktheheni tek burimorja – tek feja e të parëve e të mos tradhtoni Gjergj Kastriotin, nënë Terezën, Pejtër Bogdanin”. Ashtu edhe Myftaraj glorifikon Skënderbeun, Pjetër Bogdanin dhe, natyrisht, nënë Terezën, të cilës, i ka kushtuar një libër tjetër të plotë.

Megjithëse me i vrazhdë, me më shumë shpifje dhe urrejtje ndërfetare dhe në më shumë kopje e faqe se trakti, ndaj librit të Myftarajt dhe njerëzve që kan filluar ta shpërndajnë ‘fshehurazi’ si trakt nuk kanë reaguar negativisht as media, as politikanët, as intelektualët veç disa njerëzve të rrethuar rreth ‘Rimëkëmbjes’.

Teza si të traktit e të librit të Myftarajt kanë hedhë vetë politikanët më me ndikim në jetën fatkeqe të shqiptarëve: Fatos Nano dhe Sali Berisha. Para se Myftaraj të shkruante librin ku përpiqet të fshij historinë mbi 500 vjeçare shqiptare duke e thjeshtuar në histori vetëm të katolikëve, Fatos Nano pat bërë thirrjen “të fshihen 555 vjetë histori të shqiptarëve”. Në përgjigje të kësaj thirrjeje dhe si zelltar i devotshëm i Nanos, Kastriot Myftaraj, i është vënë punës menjëherë të fshij 555 vjet të historisë shqiptare, punë të cilën e ka përfunduar në librin “Nacional-islamizmi shqiptar baleta&feraj” disa muaj mbas thirrjes së Nanos.

Edhe Sali Berisha në ballafaqimin televiziv me Nanon u pajtua me tezën e Nanos për fshirjen e 555 vjetëve histori dhe jete shqiptare. Berisha tha se flamuri shqiptar është flamur i krishterimit duke tjetërsuar kështu flamurin kombëtar të shqiptarëve nga kombi dhe duke e njohur si flamur fetar. Kështu, sipas tij, del se Shqipëria përfaqësohet në OKB etj., me flamur fetar. Ashtu si Nano dhe Myftaraj, përkatësinë evropiane të shqiptarëve Berisha u përpoq ta mbështesë në një element të vetëm kulturor, në fenë katolike. Sipas Berishës prova se shqiptarët janë evropian është qenia e tyre i vetmi popull katolik në Perandorinë Bizantine. Ashtu si Nano, si Berisha, që të dy, mendojnë se për të dëshmuar përkatësinë evropiane të shqiptarëve duhen fshi 555 vjet histori dhe, mbi të gjitha, jetë e shqiptarëve, për t’u rilidhë me periudhën e Perandorisë Bizantine.

Nuk është aq e rëndësishme se tezat e Berishës nuk janë të sakta: a) se në kohën e vet flamuri i sotëm shqiptar ka qenë flamur i vetëm një princi shqiptar (Skënderbeut), meqenëse principatat e tjera kishin flamujt e vetë dhe, b) as në kohën e Skënderbeut, dhe aq më pak sot, flamuri nuk kishte asnjë simbol fetar sepse përbëhej nga shqiponja (simbol totem, jo kristian) dhe ylli i Davidit (simbol jo kristian). Po ashtu shqiptarët nuk kanë qenë në shumicë katolike, dhe as të vetmit, as në periudhën e Perandorisë Bizantine. Shqetësimi i Berishës nuk është saktësia e pohimeve, por programi katolik që bartin e mëbshtetin. Prandaj për ‘eruditin’ Berisha, nuk është kryesore padituria e tij. E rëndësishme është se nga pohimet e Berishës provohet: a) se Berisha ose i është nënshtruar presionit katolikocentrist, ose i ka përbrendësuar vetë ndjenjat dhe qëndrimet katolikocentriste. b) e rëndësishme është se edhe Berisha i bashkohet thirrjes së Nanos për të fshi 555 vjet histori e jetë shqiptare që të kthehen tek Perandoria Bizantine. c) E rëndësishme është se me ndikimin që ka Berisha në Partinë Demokratike e ka kaluar këtë parti në programin politik dhe synimet e katolikocentrizmit shqiptar. d) Katolikocentrizmi i PD bashkohet me ortodoksinë e Nanos sipas modelit të bashkimit të Aurel Plasarit (ortodoks) me Zef Pëllumbin (katolik), e kristianizmit (katolicizëm + ortodoksizëm) kundër myslimanizmit, çka shpjegon edhe dashurinë e veçantë të PD dhe Berishës për Aurel Plasarin.

Mbas gjithë kësaj veprimtarie antimyslimane dhjetëvjeçare, publike, masive, agresive, politike dhe publicistike është çudi të çuditesh për një trakt që, në krahasim me to, është i parëndësishëm. Dhe çudia me të çuditurit vërtetë ka bazë, sepse të çuditurit vetë kanë shkruar e shpërndarë ‘trkate’ d.m.th. libra, gazeta, emisione në median elektronike dhe në programet politike partiake e jopartiake njëlloj si trakti i fotokopjuar. Çudia bëhet edhe më e madhe sepse gazeta ‘Rimëkëmbja’ (15.1.2002) e kishte botuar traktin mbas shpërndarjes në Kosovë dhe kishte paralajmëruar për rrezikun e tij duke treguar edhe një herë se është shumë para gjithë të tjerëve në konstatimin e veprimtarive antishqiptare dhe në luften kunder tyre.

Nga: theTrumpet.com

Peshkopi Romano-Katolik I Kosovës beson se Muslimanët e Kosovës kanë nevojë për “pagëzim kulturor” në Katolicizëm. Si po ndikon Vatikani në ngjarjet në Ballkan? Nga Andrew Miller
Shumica e popullatës së Kosovës mund të jetë Muslimanë, por kjo nuk është duke e ndalur Vatikanin nga nisja e një fushate pagëzimi në shkallë të gjerë. Papa Benedikti XVI ka ftuar Evropën të kthehet në rrënjët e saj Katolike, dhe Dodë Gjergji – Prifti Romano-Katolik I Kosovës- është duke bërë çmos për të konvertuar Muslimanët Kosovar.
Që të dy Kosova dhe Shqipëria kanë rrënjë Katolike të lashta gati sa vet Roma. Provinca Romane e Ilirisë në Gadishullin Ballkanik ishte një nga territoret e para në të cilat u shpërnda Katolicizmi. E gjitha ndërroi pas pushtimit Osman të Ballkanit në shekullin e 14. Shumica e Shqiptarëve u konvertuan në Musliman nën udhëheqjen e Turqve Otoman.
Kjo histori ishte në mendjen e Gjergjit përderisa ishte duke folur përpara një mbledhje të zyrtarëve të Partive Demokratike Europiane në Bruksel. Në këtë fjalim Gjergji tha se Katolikët Shqiptarë të Islamizuar janë konvertuar vetëm për shkak të terrorit Otoman. Tashmë, kur Kosova çdo herë e më shumë po shikon nga Unioni Europian dhe Vatikani për mbështetje kundër Serbisë, Gjergji tha se në Kosovë ka nevojë për “pagëzim kulturor”.
Siç e shkroi Balkan Investigative Reporting Network:
Larg nga të qenit të shtypur – sikurse është historia në shumë shoqëri Muslimane – në Kosovë minoriteti I vogël Katolik ka përjetuar ringjallje për shkak se Kosovarët e të gjitha feve kanë drejtuar sytë nga Europa për ta zgjidhur fatin e tyre politik…

Që kur NATO dëboj forcat Serbe nga Kosova më 1999, Katolikët gjithnjë e më shumë janë duke dal në skenë në Kosovë.
Përderisa Gjergji I jep shtytje përpara aktiviteteve misionare, ai është duke ja kushtuar një mund mjaft të madh përkrahjes për ndërtimin e Katedralës Katolike në Prishtinë. Kjo katedrale – që po ndërtohet me përkrahjen e Presidentit Kosovar Fatmir Sejdiu – është brohoritur nga New Kosova Report si shenjë e përpjekjeve të Vatikanit për “pagëzim kulturor”.
Gjergji është emëruar peshkop e Dioqezës Shqiptare Sape nga Papa Benedikti XVI para se ai të transferohej në Kosovë. Mirëpo, përzierja e Vatikanit në Kosovës është shumë më e thellë se marrëdhëniet e papës me Gjergjin. Presidenti Kosovar Fatmir Sejdiu u takua me Papa Benediktin XVI në Vatikan më 2 Shkurt. Kjo vizitë ishte kujtim I marrëdhënieve të vjetra të ish Kryetarit Kosovar Ibrahim Rugova me Papa Gjon Palin e II-të.
Është e arsyeshme që liderët Kosovarë duan të kenë raporte me Vatikanin. Vatikani ishte një nga shtetet e para që njohu Kroacinë dhe Slloveninë kur ato u shkëputën nga Jugosllavia në vitet e 90-ta.
Që të dy Kroacia dhe Sllovenia ishin shtete me entitet Katolik që përpiqeshin të ndahen nga Jugosllavia Ortodokse. Kosova është kryesisht Islame. Për këtë arsye, Papa Benedikti ka qenë më I përmbajtur në përkrahjen e tij për Kosovën. Ai ende ofroj përkrahje simbolike duke u takuar kësisoj me kryetarin Kosovar por për momentin ai nuk ka ndërmend të bëjë njohje zyrtare përderisa ai ka angazhuar Gjergjin në mbjelljen e “pagëzimit kulturor”.
Siç tha Gjergji, Vatikani është “me shumë ndikim në provincë (Kosovë) dhe jo vetëm në mesin e Krishterëve.”
Përderisa Unioni Europian vazhdon përvetësimin e Ballkanit, Kisha Romano-Katolike do të punoj t’I jap rajoneve si Kosova identitetin e tyre Europian – Romano-Katolicizmin . Natyrisht, do të duhet shumë më tepër se vetëm mbjellja e “farave” nga Vatikani të lë gjurmë në një rajon që është ende gati plotësisht Musliman; por procesi ka filluar. Pesë Muslimanë Terrorist janë arrestuar në Bosnje më 20 Mars nën akuzat se në mesin e caqeve tjera, ata gjithashtu kanë planifikuar bombardimin e kishave Katolike. Përderisa fushata ungjillore e Vatikanit merr hov, ngjarjet si këto ka gjasë të bëhen çdo herë e më të shpeshta kudo në Ballkan – përfshi këtu Kosovën.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit