14.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Kurtulmuş dënon ashpër vendimin e APKE-së për “monitorimin e Turqisë”

Më të lexuarat

“Kjo për fat të keq është pasojë e fushatës raciste, fashiste, antiturke dhe antiislame e cila po zhvillohet hap pas hapi. Ky është një vendim i pastër politik që nuk ka të bëjë me realitetin”

ANKARA (AA) – Zëvendëskryeministri dhe zëdhënësi i Qeverisë së Republikës së Turqisë, Numan Kurtulmuş, dënoi ashpër vendimin e sotëm të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE) për vendosjen e Turqisë në procesin e monitorimit, raporton Anadolu Agency (AA).

“Kjo për fat të keq është pasojë e fushatës raciste, fashiste, antiturke dhe antiislame e cila po zhvillohet hap pas hapi. Ky është një vendim i pastër politik që nuk ka të bëjë me realitetin”, ka thënë Kurtulmuş.

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës miratoi një vendim për vendosjen e Turqisë në procesin e mbikëqyrjes së përforcuar. Në raportin në lidhje me Turqinë më së shumti kritika janë drejtuar për procedurat pas vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme në vend, e cila hyri në fuqi pas tentativës për grusht shteti nga organizata terroriste FETO më 15 korrik të vitit të kaluar.

MPJ e Turqisë: Vendimi i APKE-së është i “motivuar politikisht”

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Turqisë dënoi ashpër vendimin e sotëm, të cilin e cilësoi si të padrejtë dhe të motivuar politikisht.

Çelik: Këshilli i Evropës dhe APKE kanë bërë gabim historik

Ministri për Çështjet e Bashkimit Evropian dhe kryenegociatori i Turqisë me BE-në Omer Çelik tha se ky vendim është një “gabim historik i Këshillit të Evropës, por edhe i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit