Rezultati është mjaft i mirë: Microsoft ka zhveshur faqen e rezultateve të kërkimit në Bing duke ngushtuar pjesën e sipërme dhe duke e zhvendosur “Related Searches” nga ana e majtë në pjesën e poshtme djathtas. Rezultati është në një faqe të pastër, të thjesht që është shumë më pak e mbushur dhe më shumë tërheqëse se sa sasia e mbingarkuar me informacion e cila përfshihet në faqet e rezultateve të kërkimit me Google.
Siç duket, tani thjeshtësia është një pikë e dallimit për Bind dhe një gjë për të cilën Microsoft shpreson që përdoruesit do ta kuptojnë. Është një përkufizim që thjeshtësia është bërë një veçori në botën e teknologjisë – por edhe njëkohësisht thotë shumë. Me suksesin e arritur me thjeshtësinë e ndërfaqes në iOS, me më pak tani është bërë më tepër. Ashtu siç mund ta shihni nga ndërfaqja Metro në Windows Phone dhe Windows 8, thjeshtësia ka kaluar përgjatë makinës së kërkimit për t’i forcuar krahët e shërbimeve garuese si Bing dhe DuckDuckGo./pcworldalbanian/kohaislame/