Ja çfarë thoshte poetja e famshme Indiane Sarojini Naidu për Islamin

Më të lexuarat

Sarojini Naidu
Poete e famshme indiane, për Islamin thotë:

“Islami është feja e parë që predikoi dhe praktikoi demo­kracinë. Demokracia e Islamit mishërohet pesë herë në ditë, kur në xhami dëgjohet thirrja (ezani) dhe besimtarët grum­bullohen për t’u lutur. Fshatari dhe mbreti gjunjëzohen përkrah njëri-tjetrit dhe dëshmojnë: Vetëm All-llahu është më i Madhi. Kam qenë e befasuar gjithnjë, nga ky bashkim i padukshëm, që i vëllazëron njerëzit me njëri-tjetrin“.[21]
Në ligjëratën ”The ideal of Islam”, në ”Speaches and Writing of Sarojini Naidu”, Madras, 1918, f. 167, ajo thotë: “Me sa kam lexuar në Kur’an, mendoj se ndjenja e drejtësisë është një nga idealet më të mrekullueshme të Islamit. Ato parime dinamike të jetës, nuk janë mistike, por etikë dhe praktikë për sjelljet e përditshme në jetë dhe të përshtatshme për tërë botën“.[22]
“Një nga veçoritë dalluese dhe më kryesore të fesë së komu­nikuar dhe të përhapur nga Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], është fakti se ajo është larg çdo fanatizmi. Përkrahësit dhe pasuesit e Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] futën nën sundimin e tyre Sicilinë, sunduan për shtatëqind vjet Spanjën e krishterë, por në asnjë kohë nuk i trazuan bashkëqytetarët gjatë ushtrimit të fesë së tyre dhe dogmave të saj. Muslimanët i kanë respektuar të krishterët, pasi libri i tyre (Kur’ani) i mëson që të sillen me butësi ndaj jomuslimanëve. Shërbimi ndaj njerëzimit është vepër me çka krenohet dhe lavdërohet çdo musliman. Islami kultivon dhe ruan bazat themelore të vëllazërimit të gjithmbarshëm të njerëzimit. Kur, njerëzimi ta pranojë këtë parim esencial dhe të veprojë sipas tij, atëherë do ta gëzojë lumturinë“.[23]

 

[21] Pamfleti: A e njihni këtë njeri.
[22] Pamfleti: Ç’thonë të tjerët për Islamizmin.
[23] H. Hoxha, op. cit., f. 118.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit