Ja çfarë thoshte Leon Nikolajeviç Tolstoi për Islamin

Më të lexuarat

Leon Nikolajeviç Tolstoi
Shkrimtar i madh rus, në traktatin “Pejgamberi urtiplotë Muhammed”, veç të tjerash, thotë:
“Muslimanët, në gjirin e Islamit, me abstenimin e tyre nga kjo botë kalimtare, me pastërtinë e jetës, fisnikërinë e qëlli­me­ve, qartësinë e synimeve, me moral fisnik, karakter, thjesh­tësi dhe pjekuri, i mahnitën njerëzit që gjendeshin rreth tyre.
Një prej vlerave të Islamit, është porosia që, të veprohet mi­rë me ithtarët e librave qiellorë, veçanërisht me priftë­rinjtë e krishterë…
Në fenë islame, lejohet që të lidhet martesë me femrat e krish­tera dhe çifute, dhe ato gëzojnë të drejtën që ta mbajnë fenë e tyre“.[19]
“Ligji, të cilin e ka sjellë Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], do të sundojë në botë, për arsye se është tërësisht në harmoni me natyrën, mendjen dhe mençurinë e njeriut“.[20]

 

[19] Muharrem Omerdiq, Tolstoi për Islamin dhe Muhammedin a.s., Rinia Islame, Shkodër, nr. 10, nëntor, 1997, Rexhep 1418, f. 7-9
[20] Sejjid Muxhteba Musavi Llari, op. cit., f. 148.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit