Qeveria do të shpërndajë rreth 1 miliard lekë për komunitetet fetare në vend, nga buxheti i vitit 2017.
Në Këshillin e Ministrave është miratuar vendimi që përcakton masën dhe përfituesit për financim nga buxheti i shtetit të këtyre bashkësive.
Kështu, për Komunitetin Mysliman do të jepen rreth 310 milion lekë, për Kishën Ortodokse, atë Katolike dhe Kryegjyshatën e Bektashinjve rreth 250 milion lekë për secilën.
Paratë shkojnë kryesisht për mbulimin e një pjese të pagave të administratës së këtyre komuniteteve, duke përfshirë dhe punonjësit e institucioneve arsimore që kanë në varësi.