Si kompromis për kalimin e ministrit Agim Çeku nga KKR-ja në PDK, burime të gazetës Koha Ditore thonë se kryeministri Thaçi ka ofruar Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik për subjektin polik që drejton Behxhet Pacolli.
As në PDK dhe as në KKR nuk është mohuar por as pohuar kjo e dhenë.
Mirëpo, Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë nga radhët e AKR-së, Mimoza Kusari-Lila ka thënë të jenë diskutuar disa variante, dhe ka precizuar se gjerat do të konkretizohen nga fundi i javës së ardhshme.
Ndryshe, AKR-ja në vazhdimësi ka deklaruar se është e interesuar të udhëheq me resurset ekonomike. /Ind/kohaislame