Në deklaratë theksohet se populli turk vendosi me vullnetin e tij ndryshimin e sistemit nga ai parlamentar në atë presidencial
ANKARA (AA) – Organizata për Ndriçimin e Umetit (WADAH), me qendër në Malajzi, ka uruar Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, për rezultatin “po” në referendumin e zhvilluar në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).
Lidhur me referendumin, sipas rezultateve jozyrtare ku populli aprovoi ndryshimet kushtetuese, kryetari i WADAH, Ahmet Azam, përmes një deklarate me shkrim, ka thënë se ka uruar Presidentin Erdoğan për fitoren dhe ka thënë gjithashtu se është krenar me popullin turk për suksesin në këtë referendum.
Në deklaratë theksohet se populli turk vendosi me vullnetin e tij ndryshimin e sistemit nga ai parlamentar në atë presidencial.
Duke vënë në dukje se vendimi duhet pranuar me respekt nga liderët dhe veçanërisht nga ata të cilët mbrojnë dhe mbështesin demokracinë, Azam thotë:
“Ky referendum historik jo vetëm politikën turke, por në të njëjtën kohë do të ndryshojë në mënyrë reciproke politikat e botës islame me ata të perëndimit. Turqia do të lindë si një fuqi e re e botës dhe do të jetë zëdhënësja e botës islame. Politika turke e cila duket si mbështetëse e politikës perëndimore, do të jetë e sigurt në vetvete dhe më asnjanëse në emër të Turqisë dhe botës islame. Populli turk përmes këtij referendumi ka kundërshtuar edhe njëherë quajtjen e Erdoğanit nga perëndimi si ‘diktator’. Një nga arsyet e përfundimit pozitiv të këtij referendumi është edhe suksesi i Presidentit Erdoğan në ekonominë e vendit. Bota perëndimore duhet të pranojë këtë të vërtetë. Pas dështimit për të qenë zëdhënës i botës islame të Organizatës të Bashkëpunimit Islamik, Turqia është në rrugën drejt të qenit një lider botëror në këtë kontekst.”