-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Vitaminat shtesë apo qelizat vetë mbrohen nga stresi oksidativ?

Më të lexuarat

Prodhuesit ngrinin në qiell tabletat me antioksidues, që pengonin ndalimin e procesit të plakjes. Por me sa duket ato nuk janë të nevojshme, sepse qelizat janë në gjendje të mbrohen vetë nga stresi oksidativ
I ashtuquajturi stres oksidativ në qeliza konsiderohet si një ndër shkaqet për shumë sëmundje të lidhura me moshën, si demenca, sëmundjet kardiovaskulare, apo kanceri. Stresi oksidativ krijohet, kur oksiduesit reaktivë hyjnë në një qelizë. Këto janë molekula, që kanë një ose disa atome oksigjeni me tepricë, dhe duan t’i lëshojnë ato. Atëherë atomi i oksigjenit i çliruar krijon reaksion me një molekulë proteine në qelizë. Nga ky oksidim mund të ndryshohet molekula dhe të dëmtohet ajo. Kjo nuk i bën mirë qelizës.
Oksiduesit në qelizë krijohen nga frymëmarrja e qelizës. Por edhe helmet në mjedis, si për shembull tymi i duhanit, fusin në trup lëndë oksiduese. Ka gati një dyzinë prej tyre. Ndër më të njohurit janë për shembull ozoni (O3), apo radikalet e lira. Këto i gjen si gazra të efektit serë në ajrin përreth nesh. Këtu bën pjesë edhe peroksidi i hidrogjenit (H2O2), i cili në formë të lëngët përdoret shpesh në kozmetikë, si lëndë dezinfektuese, apo zbardhëse.

Vitaminat shkatërrojnë oksiduesit
Isabell Keller : 5 herë në ditë fruta dhe perime
Për këtë arsye shkencëtarët mendonin, se mund të mbroheshe duke pirë të ashtuquajtur anti-oksidues, se ato hynin në reaksion me oksiduesit dhe i neutralizonin ato. Antioksidues të njohur janë për shembull vitaminat C dhe E, apo betacarotina (provitamin A).

Mjekët pajtohen me mendimin se marrja e këtyre substancave në kuadër të një ushqimi të balancuar është e dobishme. Anti-oksiduesit në formë tabletash nuk të ndihmojnë kundër procesit të plakjes. “Ne kemi shumë studime afatgjata, që nuk tregojnë asnjë efekt pozitiv”, thotë Isabell Keller e Shoqatës gjermanë të të Ushqyerit. “Në këtë mënyrë nuk mund të evitohen sëmundjet. Përkundrazi: Për fat të keq është vënë re, se është shfaqur një rrezik më i madh për shembull për kancerin.”
Treguesin se përse është kështu, e ka zbuluar tani një biokimist nga Heidelbergu: shumë qeliza nuk kanë aspak nevojë për ndihmë. Ata e përballojnë vetë fare mirë stresin oksidativ.

Qeliza ka qeli izolimi për substancat oksiduese
Tobias Dick i Qendrës Studimore gjermane kundër kancerit ka mundur të dëshmojë, se si funksionon një gjë e tillë: qelizat mbrohen me një antioksidues të vetin me emrin glutathion. Nëse hyn në reaksion me oksidues penetrantë, qeliza izolon produktin oksidues të krijuar dhe e përjashton atë, duke e dërguar në një zonë sigurie. Më vonë qeliza mund ta likujdojë atë ngadalë.
“Deri tani kemi menduar se sa më shumë glutation oksidohet në qelizë, aq më shumë stres oksidativ ka në t”, sagt Dick. Ky ka qenë gabimi: “Tani kemi konstatuar, se ky korrelacion nuk është i vërtetë.” Biokimisti nga Heidelbergu thotë se qelizat janë shumë më tepër rezistente dhe robuste ndaj stresit oksidativ, nga sa e kemi konsideruar të mundshme më parë.
Zonën e sigurisë studjuesi ka mundur ta gjejë me anë të zbulimit të një transportuesi, që është përgjegjës për largimin e glutathionit të oksiduar. Dick-u shpeson tani se do të arrihet, që procesi i transportit, që është zbuluar, të influencohet me preparate farmakologjike. Në këtë mënyrë qelizat mund të bëhen më rezistente kundër stresit oksidativ, ose më pak rezistente, në rast se nevojitet, për shembull në kuadër të një terapie kundër kancerit.

Frutat dhe perimet janë më të dobishme
Trupi ka nevojë për antioksidues, por ato i merr edhe përmes një mënyre të shëndetshme të të ushqyerit. “Efekti pozitiv i frutave dhe perimeve është dëshmuar qartë”, thotë nutricionistja Keller. Krahas vitaminave frutat e çdo lloji përmbajnë edhe substanca të tjera të shëndetshme, si për shembull flavonoide. Këto janë substanca ngjyrosëse, që gjenden në mollë, portokalle, apo karrota dhe luleshtrydhe. Kush ha shumë ushqim bimor, është në gjendje të parandalojë mirë sëmundjet.
Kelleri rekomandon që të hahen pesë herë në ditë fruta dhe perime. Për një të rritur janë afro 400 gram perime dhe 250 gram fruta. “Kjo arrihet lehtë, në qoftë se ha ndonjë frut në mëngjez dhe në mesditë dhe në mbrëmje nuk e harron sallatën, dhe tani në dimër bën nganjëherë ndonjë sallatë me bathë, lule lakër, apo brokoli”, thotë Keller. Dhe nganjëherë duhen ngrënë perime të gjalla dhe fruta. Kështu që marrja e vitaminave suplementare bëhet e panevojshme.”
Megjithatë ka disa perjashtime. Në këto raste nevojitet marrja e substancave suplementare. Por ato nuk janë antioksidues. Përmes kripës me jod dhe flor parandalohet mungesa e mineraleve të rëndësishme. Ka edhe vitamina të veçanta, që nuk janë antioksiduese, por që disa njerëzve u nevojiten si ushqim suplementar. “Grave shtatzëna dhe atyre, që duan të mbeten shtatzënë, u rekomandojmë të marrin acid folik”, thotë Keller.
Kjo substancë ul në mënyrë të konsiderueshme rrezikun e sëmundjes spina bifida në embrione, apo te foshnjat. Vitaminat K dhe D janë të rëndësishme për foshnjat në vitet e para të jetës. Vitamina D mund të jetë e dobishme dhe për personat e rritur, që ekspozohen shumë pak ndaj diellit./dw

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit