Zyra e Statistikave Kombëtare të Anglisë, ka bërë një studim mbi moshën mesatare të nënave që lindin. Sipas hulumtimit, në vitet e ardhshme pritet që mosha mesatare e nënave që lindin të jetë mbi 30 vjeç.
Kostoja e përkujdesit ndaj fëmijëve, puna, shkollmi dhe zhvillimet globale të kohës që po jetojmë janë disa nga faktorët që po ndikojnë në këtë fenomen.
Një ndikim të madh ka edhe vonesa e martesave si dhe bashkëjetesa në rritje e qifteve.
Pos tjerash, kushtet sociale po reflektojnë në paqëndrueshmërinë e partneritetit e cila po ndikon në rënien e amësisë.
Një tendencë e tillë po shihet si mjaft shqetësuese nga ekspertë dhe njohës të zhvillimeve sociale./Indeksonline/