1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Mishi i bën muslimanët agresivë?!

Më të lexuarat

PËRGJIGJE NGA: DR. ZAKIR NAIK

Pyetja 1: Vrasja e kafshës është një akt dhe vepër e pamëshirshme. Atëherë përse muslimanët konsumojnë ushqim jovegjetativ?

 

 

Përgjigje: ‘Vegjetarianizmi’ tashmë është një lëvizje e njohur në botë. Madje ka shumë prej atyre që këtë lëvizje e ndërlidhin me të drejtat e kafshëve. Ç’është e vërteta një numër i madh i njerëzve konsumimin e mishit dhe të produkteve të tjera jo-vegjetative e konsiderojnë si shkelje të të drejtave të kafshëve. Feja Islame urdhëron falje dhe mëshirë për të gjitha krijesat e gjalla. Në të njëjtën kohë Islami është ai që mbron faktin, se Allahu e ka krijuar tokën si dhe mrekullitë e saj; florën dhe faunën, për t’i sjellë dobi mbarë njerëzimit. Njerëzimi duhet t’i shfrytëzojë me maturi të gjitha resurset në këtë botë, si begati hyjnore dhe amanet nga Allahu. Le të shikojmë në disa aspekte të tjera të këtij argumenti. 1. Muslimani mund të jetë vegjetarian i pastër Muslimani pavarësisht nga të qenit vegjetarian i pastër mund të jetë një musliman i mirë. Nuk është e domosdoshme për një musliman që të ushqehet me ushqime jo-vegjetative.

 

2. Kurani u lejon muslimanëve që të ushqehen me ushqime jo-vegjetariane

 

Sidoqoftë Kurani e lejon muslimanin, që të ushqehet me ushqime jo-vegjetative. Vargjet kuranore në vijim janë argument ndaj këtij realiteti: “O besimtarë! Plotësoni detyrimet! Ju është lejuar ngrënia e kafs hëve, përveç atyre që do t’ju njoftohen. Kur jeni në Ihram gjatë haxhit, nuk ju lejohet gjuetia. Me të vërtetë, Allahu vendos çfarë të dëshirojë.” (1) “Ai i ka krijuar kafshët për ju. Nëpërmjet tyre ju siguroni rrob a të ngrohta dhe dobi të tjera. Dhe prej tyre ju ushqeheni.” (2) “Vërtet, edhe te bagëtitë për ju ka shenja (për të medituar): ju pini atë që gjendet në barkun e tyre, hani mishin e tyre dhe nxirrni shumë dobi të tjera.” (3)

 

3. Mishi është ushqyes dhe i pasur me proteina

 

Ushqimi jo-vegjetativ është një burim i shkëlqyeshëm proteinash. Biologjikisht ai përmban proteina të plota, d.m.th. tetë aminoacidet thelbësore, të cilat nuk janë të sintetizuara nga trupi dhe si të tillë duhet të bëjnë pjesë në dietë. Mishi gjithashtu përmban hekur, vitaminën B1 dhe niacin.

 

4. Njerëzit zotërojnë dhëmbë që hanë gjithçka

 

Nëse i vrojtoni dhëmbët e kafshëve barngrënëse (herbivorous animals), si fjala vjen, lopa, dhia dhe delja do të gjeni diçka të ngjashme dhe të habitshme tek të gjitha ato. Të gjitha këto kafshë zotërojnë një grup dhëmbësh, të cilët janë të rrafshët, me fjalë të tjera, këta dhëmbë janë të përshtatshëm për ushqime bimore. Nëse i studioni dhëmbët e kafshëve mishngrënëse (carnivorous animals), si luani, tigri, leopardi, të gjithë këta zotërojnë një grup dhëmbësh të mprehtë, të përshtatshëm për të përtypur mish. Nëse analizoni grupin e dhëmbëve të njerëzve do të vëreni se ata kanë dhëmbë të rrafshët dhe në të njëjtën kohë edhe të mprehtë. Si rrjedhojë, ata zotërojnë dhëmbë, të cilët përshtaten për të dy llojet e ushqimeve barishtoret dhe mishin e që quhen “omnivorous”, dhëmbë që përtypin gjithçka. Dikush mund të parashtrojë pyetjen, nëse Allahu i Madhërishëm ka dashur që njerëzit të ushqehen vetëm me perime, atëherë përse na pajisi me dhëmbë të mprehtë? Është më se e logjikshme, që Allahu ka planifikuar, që ne mund të ushqehemi dhe të kemi nevojë për të dy llojet e ushqimeve, vegjetative dhe jovegjetative.

 

5. Qeniet njerëzore mund të tretin ushqimet vegjetative dhe jo-vegjetative

 

Sistemi tretës i kafshëve barngrënëse mund të tretë vetëm barishtoret. Sistemi tretës i kafshëve mishngrënëse mund të tretë vetëm mishin. Mirëpo për sa i përket sistemit tretës të qenieve njerëzore, ai ka mundësi dhe fuqi të hajë dhe të tretë të dyja ushqimet, vegjetative dhe jovegjetative.

 

6. Edhe bimët madje kanë jetë

 

Disa religjione e kanë pranuar dhe miratuar sistemin vegjetativ, si një normë të dietës për faktin se ata janë krejtësisht kundër vrasjes së gjallesave. Po qe se një person mund të mbijetonte pa mbytur asnjë gjallesë, atëherë unë do të isha personi i parë që do të miratoja një mënyrë të tillë jetese. Në të kaluarën njerëzit mendonin se bimët nuk kanë jetë, me fjalë të tjera, ato janë qenie të pajetë. Sot, është fakt mbarëbotëror, se edhe bimët kanë jetën e tyre. Prandaj logjika e tyre për të mos mbytur gjallesa nuk mund të realizohet e as të përmbushet madje edhe duke qenë vegjetarian i pastër.

 

7. Edhe bimët ndiejnë dhimbje

 

Ata argumentojnë se bimët nuk mund të ndiejnë dhimbje, kështu që të vrasësh një bimë krimi është më i vogël në krahasim me vrasjen e një kafshe. Sot shkenca na tregon se madje edhe bimët ndiejnë dhimbje. Mirëpo të qarët e bimëve nuk mund të dëgjohet nga qeniet njerëzore. Kjo ndodh për shkak të pamundësisë së veshit njerëzor për të dëgjuar zëra të cilët nuk janë në nivelin e zërave të dëgjueshëm d.m.th. 20 Herc- 20.000 Herc. Çdo gjë që është më poshtë dhe mbi këtë nivel nuk mund të dëgjohet nga krijesa e quajtur njeri. Një qen mund të dëgjojë deri në 40,000 Herc. Prandaj ekzistojnë fishkë- llima të qenve të heshtur, të cilët kanë frekuencë prej më shumë se 20.000 Herc dhe më pak se 40.000 Herc. Fishkëllima të tilla mund të dëgjohen vetëm nga qentë dhe kurrsesi nga qeniet njerëzore.

 

Qeni është në gjendje të njohë fishkëllimën e pronarit dhe menjëherë shkon tek ai. Në SHBA, një fermer kishte bërë një hulumtim, i cili kishte zbuluar një instrument, përmes të cilit konvertonte të qarët e bimëve në mënyrë që të dëgjohej nga qeniet njerëzore. Ai ishte në gjendje që të kuptojë menjëherë kur bimët qanin për ujë. Hulumtimet e fundit tregojnë, se bimët mund të ndihen të lumtura dhe të pikëlluara, ato gjithashtu edhe qajnë.

 

8. Mbytja e një krijese/gjallese me dy shqisa më pak nuk është krim më i vogël

 

Një vegjetarian argumentonte mendimin e tij duke thënë se bimët zotërojnë vetëm dy ose tri shqisa, ndërsa kafshët kanë pesë shqisa. Kështu që të mbytësh një bimë është një krim më i vogël, sesa të vrasësh një kafshë. Le të supozojmë, se vëllai juaj ka lindur shurdhmemec, me fjalë të tjera, ai ka dy shqisa më pak, krahasuar me krijesat e tjera njerëzore. Pasi ai të ketë arritur moshën e pjekurisë dikush e vret atë. A do të kërkonit nga gjykatësi që vrasësit t’i japë dënim më të vogël për shkak se vëllai juaj kishte dy shqisa më pak? Në fakt, ju do të thoshit se ai ka vrarë një person të pafajshëm dhe si rrjedhojë gjykatësi domosdo duhet t’i jepte vrasësit një dënim edhe më të madh. Në Kuranin Famëlartë thuhet: “O njerëz! Ushqehuni me të gjitha gjërat e lejuara e të mira që gjenden në Tokë dhe mos ndiqni gjurmët e djallit, sepse ai është arm iku juaj i hapur.” 4

 

11. Stërshumimi i bagëtisë

 

Sikur çdo qenie njerëzore të ishte vegjetariane kjo do të çonte në shumimin e tepruar të bagëtisë në botë pasi riprodhimi dhe shtimi i tyre është shumë i shpejtë. Allahu i Madhërishëm me urtësinë e Tij hyjnore është i Dijshëm, se si duhet të mbajë ekuilibrin e krijesave të Tij në mënyrën e duhur. Nuk është çudi, se pse Ai na ka lejuar neve të ushqehemi me mishin e bagëtisë.

 

12. Kostoja e mishit është e arsyeshme pasi jo të gjithë janë jo-vegjetarianë

 

Unë nuk kam ndonjë kundërshtim nëse disa njerëz janë vegjetarianë të pastër. Megjithatë ata nuk duhet t’i bojkotojnë jovegjetarianët si të pamëshirshëm. Në fakt, nëse të gjithë indianët bëhen jovegjetarianë, atëherë jo-vegjetarianët aktualë do të humbasin shumë pasi çmimet e mishit do të rriteshin.

 

Pyetja 2: Shkenca na mëson se me çfarëdo gjëje që të ushqehet njeriu ajo do të ketë ndikim në sjelljet e tij. Atëherë përse Islami i lejon muslimanët që të konsumojnë ushqim jo-vegjetativ pasi ngrënia e kafshëve mund ta bëjë njeriun agresiv, mizor dhe të egër?

 

Përgjigje: 1. Vetëm kafshët barngrënëse janë të lejuara për t’u ngrënë. Pajtohem me atë se çfarëdo ushqimi që konsumon njeriu ajo ka efekt në sjelljet e tij. Kjo është njëra prej arsyeve që Islami e ndalon ngrënien e kafshëve mishngrënëse, siç janë: luani, tigri, leopardi, etj., kafshë të cilat janë të egra dhe mizore. Konsumimi i mishit të këtyre kafshëve mesa duket mund ta bëjë njeriun të rebeluar dhe agresiv. Feja islame lejon vetëm të ngrënit e kafshëve barngrënëse, si: lopa, dhia, delja, etj. Këto kafshë janë të urta dhe të qeta. Muslimanët ushqehen me mishin e kafshëve të buta dhe të qeta për arsye se muslimanët janë paqedashës dhe njerëz kundër dhunës dhe terrorit.

 

2. Kurani thotë se Muhamedi sal-lallahu alejhi ue selem, e ndalon atë që është e dëmshme Lavdiploti në Kuranin Famëlartë thotë: “…Ai do t’i urdhërojë ata të bëjnë vepra të mira dhe do t’i ndalojë nga të këqijat; do t’ua lejojë të mirat e do t’ua ndalojë të këqijat, duke i liruar nga barrët e rënda dhe vështirësitë që kanë pasur.” Çfarëdo që t’ju japë i Dërguari, merreni atë, e çfarëdo që t’ju ndalojë, hiqni dorë prej saj.” Për muslimanin, thënia e Muhamedit, alejhi salatu ue selam, është e mjaftueshme për ta bindur atë se Allahu xh.sh., nuk dëshiron që qeniet njerëzore të hanë disa lloje mishi, ndërkohë që atyre u lejon disa lloje të tjera.

 

3. Hadithi i Muhamedit, sal-lallahu alejhi ue selem, e ndalon që të ushqehemi me mishin e kafshëve mishngrënëse Bazuar në shumë hadithe autentike të transmetuara në Sahihun e Buhariut dhe të Muslimit duke përfshirë këtu edhe hadithin, të cilin e transmeton i biri i Abasit në Sahihun e Muslimit, kapitulli i gjuetisë dhe therjes, hadithi nr. 4752 dhe Suneni i Ibni Maxhes, kapitulli 13, hadithi nr. 3232 dhe 3234. Muhamedi alejhi selam e ka ndaluar të ngrënit e këtyre llojeve:

 

a. Kafshët e egra, të cilat kanë dhëmbë shqyes, fjala vjen mishi i kafshëve mishngrënëse. Këto kafshë i takojnë familjes së maceve, siç janë: luani, tigri, macet, qentë, ujqit, hienat.

 

b. Disa kafshë të fëlliqura të cilat sjellin sëmundje, si minjtë dhe lepujt me kthetra (me thonj të mëdhenj).

 

c. Disa zvarranikë, si gjarpërinjtë, krokodilët, etj.

 

d. Zogjtë grabitqarë me kthetra, si për shembull, huti, shqiponja, sorrat, qukapiku, etj. Si rrjedhojë, deri më tani nuk kemi hasur në ndonjë të dhënë shkencore e cila argumenton se të ushqyerit me mish (ushqime jo-vegjetative) mund të shkaktojë agresivitet te njeriu.

 

Burimi: ANSWERS TO NON-MUSLIMS’ COMMON QUESTIONS ABOUT ISLAM (Spreading the Truth of Islam) nga gjuha angleze: Mr. Feim DRAGUSHA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit