Steven Stephens (37) nga qyteti amerikan Cleveland pas një grindjeje me të dashurën e tij ka kryer vrasje dhe gjithçka ka transmetuar drejtpërdrejt nëpërmjet rrjetit social Facebook
CHICAGO (AA) – Steven Stephens (37) nga qyteti Cleveland në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) pas një grindjeje me të dashurën e tij ka kryer vrasje dhe gjithçka ka transmetuar drejtpërdrejt nëpërmjet rrjetit social Facebook, raporton Anadolu Agency (AA).
Policia e Clevelandit ka konfirmuar se Stephens në rrugë ka ndaluar 74-vjeçarin Robert Godwin dhe pastaj ka fikur telefonin dhe që atëherë i është zhdukur çdo gjurmë.
Policia ka paralajmëruar banorët që të mos dalin në rrugë. Gjatë transmetimit të drejtpërdrejt Stephens tha se kishte vrarë edhe 13 persona të tjetër. Ka nisur një aksion i gjerë me qëllim gjetjen dhe arrestimin e tij.
E dashura e tij është duke bashkëpunuar me policinë.