Gjatë protestave të studentëve kundër Indisë, në rajonin Xhammu Kashmir të vendit, ndodhi përleshje mes forcave të sigurisë dhe studentëve
SRINAGAR (AA) – Gjatë protestave të studentëve kundër Indisë, në rajonin Xhammu Kashmir të vendit, ndodhi përleshje mes forcave të sigurisë dhe studentëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyrtarët e sigurisë, njoftuan se qindra studentë kanë dalur nëpër rrugë në Srinagar, për të protestuar për lëndimin e të paktën 50 studentëve në bastisjen e policisë së bërë të shtunën e kaluar në qytezën Pulwawa që ndodhet në jug të rajonit.
Mes studentëve të cilët kanë brohoritur slogane si “Kthehuni në Indi”, “Duam liri” dhe forcave të sigurisë të cilët kanë intervenuar ndaj demonstruesve ka ardhur deri tek përleshja.
Theksohet se gjatë intervenimit të forcave të sigurisë ndaj studentëve që ishin duke hedhur gurë, me gaz lotsjellës dhe plumba gome janë plagosur një numër i madh i demonstruesve.
Në Kashmir i cili është subjekt i një debati që nga viti 1947 mes Indisë dhe Pakistanit si rezultat i ngjarjeve të dhunshme kanë humbur jetën 70 mijë persona. Grupet e rezistencës që nga viti 1989 protestojnë për pavarësi ose për bashkim me Pakistanin.