Në një artikull për gazetën “Sunday Telegraph” Sekretari i Jashtëm britanik, Boris Johnson i bën thirrje Rusisë të tërheqë mbështetjen ndaj presidentit Edad dhe ti bashkohet koalicionit ndërkombëtar anti-DAESH të udhëhequr nga ShBA.
Sekretari i Jashtëm britanik, Boris Johnson i bëri thirrje Rusisë që të tërheqë mbështetjen që i jep presidentit sirian, Beshar Edad dhe të bashkohet me koalicionin ndërkombëtar anti-DAESH të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).
“Me pritshmërinë për të zhvilluar marrëdhënie më konstruktive me presidentin amerikan Donald Trump dhe duke e ditur që Perëndimi do ta rindërtojë Sirinë, Rusia mund të bashkohet me koalicionin ndërkombëtar me qëllim për të ruajtur interesat e saj strategjike në Siri. Përkundër kësaj Rusia duhet të angazhohet në sigurimin e një armëpushimi të vërtetë në terren, në dhënien fund përdorimit të armëve kimike dhe bombave fuçi dhe në prodhimin e një zgjidhjeje politike ‘që do ti shpëtonte sirianët nga tirania e Esadit’,- thotë Johnson në një artikull për gazetën “Sunday Telegraph”.
Kriza e fundit në Siri është një shans për Rusinë,- vlerëson Johnson, ndërsa thekson se ka ardhur koha për të bërë një marrëveshje racionale me Moskën.
Kurse në një deklaratë për televizionin italian “Rainews24” bërë pas samitit të grupit G7, që u mbajt këtë javë në qytetin Lucca të Italisë, Johnson, tha:
“Sinjali që u dha në kontekstin e përgjithshëm të takimit të Ministrave të Jashtëm të G7-s” ishte në drejtim të kësaj që Moska duhet të bëjë një përzgjedhje, ose do të vazhdojë të qëndrojë pranë regjimit gjakatar të qeverisë së Esadit, e cila helmon popullin e vet dhe që i dëmton emrin Rusisë, ose do të jetë për një të ardhme të re dhe një proces të gjithanshëm, që do ta shpëtojë botën nga tirania e Esadit dhe do të shërojë plagët e luftës në këtë vend”.