-3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Ja pse këto 2 lule duhet ta keni patjetër në shtëpi

Më të lexuarat

Nuk keni pse të shpenzoni para për të blerë pajisje të shtrenjta për të filtruar ajrin në shtëpi pasi ka disa lule të cilat e kryejnë shumë mirë këtë shërbim. Një nga bimët që të gjithë mund ta kemi në shtëpi dhe që meriton të quhet fabrika e oksigjenit është Aloe Vera.

Kjo bimë ka veti kurative të mrekullueshme në kozmetikë por na ndihmon që të kemi dhe ajër të freskët në shtëpitë tona. Aloe Vera, është shumë e lehtë për tu mirëmbajtur dhe i heq të gjitha kimikatet e dëmshme.

Ajo e pastron ajrin duke e absorbuar dioksidin e karbonit, monoksidin e karbonit dhe formaldeidet.

Përpos kësaj, më e mira e kësaj bime është se kur në shtëpi gjendet një nivel i lartë i kimikateve të dëmshme, lulja fillon të zhvillojë pika ngjyrë kafe të cilat ju lajmërojnë se diçka nuk është në rregull. Por përveç Aloe Verës, një fabrikë e pastrimit të ajrit është dhe fikusin.

Lulja e fikusit nuk kërkon shumë dritë dhe pastron ajrin në mënyrë të shkëlqyer.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit