3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Mos i mallko njerëzit

Më të lexuarat

“Mos u mallkoni ndërmjet veti me mallkimin e All-llahut, as me zemërimin e Tij, as me zjarrin e Tij.”

Semurete b. Xhundub radija Allahu anhu transmeton nga Pejgamberi salAllahu alejhi ve selem
(Ebu Davudi dhe Tirmidhiu, i cili thotë se ky është hadith hasen sahih)

“Vërtet mallkimi i një robi ndaj diçka-je ngrihet në qiell, e dyert e qiellit mbyllen, e pastaj mallkimi kthehet në tokë, por edhe dyert e tokës mbyllen. Pastaj mallkimi kthehet djathtas e majtas dhe pasi nuk gjen vendqëndrim, kthehet tek i mallkuari, nëse është i meritueshëm, por nëse nuk e meriton mallkimin, atëherë i kthehet mallkuesit.”

Ebu ed-Derdai radijAllahu anhu transmeton nga Pejgamberi salAllahu alejhi ve selem
(Transmeton Ebu Derdai)

Nga Imran b. Husejn radijAllahu anhu transmetohet të ketë thënë: “Derisa i Dërguari i All-llahut salAllahu alejhi ve selem ka qenë në një udhëtim, një grua nga el-Ensaritë ishte hipur në deve, e cila palli, kurse gruaja filloi ta mallkojë. Këtë e dëgjoi i Dërguari i All-llahut salAllahu alejhi ve selem dhe ka thënë: “Merreni nga deveja përgatitjen, kurse atë lëreni, sepse ajo është e mallkuar.” Imrani (transmetuesi) ka thënë: “Sikur tani po e shoh se si ecën deveja mes njerëzve, por askush nuk kthehet nga ajo.”

(Transmeton Muslimi)

Nga Ebu ed-Derda radijAllahu anhu transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut salAllahu alejhi ve selem ka thënë: “Ata që betohen dhe mallkojnë shumë, në Ditën e Gjykimit nuk mund të jenë ndërmjetës dhe dëshmitarë.”

(Transmeton Muslimi)

Nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu transmetohet se i Dërguari i All-llahut salAllahu alejhi ve selem ka thënë: “Për njeriun e sinqertë nuk është e denjë të jetë mallkues.”

(Transmeton Muslimi)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit