3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Gorbachev paralajmëron për një Luftë të re të Ftohtë

Më të lexuarat

Lideri i fundit i Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbachev, i ka bërë thirrje Perëndimit të “ripërtrijë besimin” me Rusinë dhe ka paralajmëruar se dy kundërshtarët e vjetër, janë nisur drejt një Lufte të Ftohtë.

“Të gjitha indikacionet e Luftës së Ftohtë janë këtu”, tha ai në intervistën dhënë për gazetën gjermane Bild.

“Gjuha e politikanëve dhe personelit të lartë ushtarak po bëhen gjithnjë e më shumë militante. Doktrinat ushtarake janë formuluar dhe janë gjithnjë e më të ashpëra. Media po i shton benzinë zjarrit. Marrëdhëniet mes dy fuqishme më të mëdha po vazhdojnë të përkeqësohen”, ka thënë ai.

Sipas Gorbachev, një garë e re e armëve mes Rusisë dhe Perëndimit tashmë ka nisur.

“Nuk është vetëm e pashmangshme. Në disa vende, tashmë ka aktivitet të plotë. Trupat janë vendosur në Evropë, duke përfshirë edhe pajisje të rënda, të tilla si tanket dhe makinat e blinduara”, është shprehur ai.

Gorbachev ka thënë se “Lufta e re e Ftohtë”, mund të shdërrohet në luftë të nxehtë, nëse dy palët nuk bëjnë asgjë për ta parandaluar.

“Gjithçka është e mundur”, nëse përkeqësimi aktual i raporteve vazhdon, ka thënë ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit