4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

DW: Serbia dhe Kosova do të shkojnë së bashku drejt BE-së

Më të lexuarat

Vizitat e ministrit të jashtëm të Gjermanisë, Sigmar Gabriel në Beograd dhe Prishtinë, kanë dëshmuar se Ballkani nuk duhet të neglizozhet nga Bashkimi Evropian.
Deri te pranimi në BE është e nevojshme që të ketë hapë konkretë, ka thënë Jens Turne një gazetar i Deutsche Welle që e përcolli nga afër vizitën e Gabrielit, transmeton lajmi.net

“Kjo nuk është një gjë e vogël, kur në Kosovë kanë një dëshirë të madhe për flamurin e këtij unioni, dhe valuta e cila përdoret gjithashtu është euro. Dhe tani, kur ministri i jashtëm shkoi atje të takohej me përfaqësues të Qeverisë, salla e konferencave ishte e mbushur me gazetarë. Pothuajse të gjithë ishin të interesuar vetëm për një gjë. Si do ta ndihmojë Gjermania një shtet të vogël si Kosova që të ketë qasje në Bashkim Evropian”, thotë gazetari i Deutsche Welle.

Ai ka thënë se edhe ‘armiku i Kosovës’, pra Serbia dëshiron të bashkohet në këtë organizatë.

“Gjermania do të mbështesë edhe Serbinë në këtë rrugë, pavarësisht zgjedhjeve të diskutueshme të ku fitio Vuçiq, çfarë ka bërë të organizohen protesta masive. Gabriel në konferencën për media tha qartë se sa herë ka probleme në rajon fajësohen disa vende fqinje. Kjo do të zgjasë deri në pranimin në BE”, vazhdon deklaratën gazetari.

Për këto dy arsye Qeveria gjermane vlerëson se BE-ja synon që t’i hap rrugë edhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Anëtarët e rinj duhet kohë që të anëtarësohen dhe deri atëherë edhe kriza në BE do të tejkalohet sdimos pas largimit të Britanisë. Gabriel paralajmëron një punë më të madhe pasi ka rrezik për ndërhyrjet ruse” shtoi ai.

Për këtë çështje, Gjermania dëshiron të ndihmojë vendet e Ballkanit për projekte specifike në infrastrukturë dhe arsim.

“Ndihmat e kaluara nuk ishin të mjaftueshme, në qoftë se Ballkani përsëri është në fokusin e BE-së atëherë në vend të fjalëve duhet të punohet”, përfundon Jens Turne nga Deutsche Welle.

Minsitri i jashtëm gjerman, Gabriel gjatë vizitës në Kosovë kishte brë thirrje që të miratohet Demarkacioni, dhe që t’i hapet rruga liberalizimit të vizave. /Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit