4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Le Pen kërkon ndalimin e mbledhjes vjetore të organizatave islame

Më të lexuarat

Përmes një deklarate në faqen zyrtare të internetit, Marine Le Pen ka pretenduar se themeluesit e UOIF de emrat e spikatur të tij bashkëpunojnë me mbrojtësit e dhunës në botë

PARIS (AA) – Kandidatja presidenciale e ekstremit të djathtë në Francë, Marine Le Pen, ka kërkuar ndalimin e mbledhje vjetore të Unionit të Organizatave Islame në Francë (UOIF) që do të fillojnë sot në Bourget në afërsi të Parisit, raporton Anadolu Agency (AA).

Përmes një deklarate në faqen zyrtare të internetit, ajo ka pretenduar se themeluesit e UOIF de emrat e spikatur të tij bashkëpunojnë me mbrojtësit e dhunës në botë.

Le Pen, e cila ka theksuar se prej një kohe të gjatë ka kërkuar mbylljen e UOIF-it, është shprehur se “Nga Ministria e Brendshme kërkova ndalimin e mbledhjeve vjetore të UOIF-it që do të organizohen nga 14 deri në 17 prill”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit