Ministri i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore, Berat Allbajrak (Berat Albayrak) tha se Turqia ka hedhur një hap përpara për pretendimin në Mesdhe.
Ministri i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore, Berat Allbajrak (Berat Albayrak) tha se Turqia ka hedhur një hap përpara për pretendimin në Mesdhe.
Ai tha se Turqia për herë të parë do të blejë një anije për kërkime sizmike.
Në reportazhin e dhënë për gazetën “Sabah” Ai tha se me blerjen e anijen në fjalë do të përshpejtohen hapat e hedhura në kërkimet në Mesdhe.
“Anija jonë e dytë Oruç Reis do të shkojë në Mesdhe kurse anija Barbaros Hajrettin do të jetë në Detin e Zi. Për herë të parë në historinë e Republikës së Turqisë këtë vit do të blejë në anije për kërkime sizmike. Ky është një udhëtim afatgjatë” tha Allbajrak.
Allbajrak u shpreh gjithashtu se brenda vitit do të hapin të paktën një ose dy puse dhe shtoi: “Ne kemi filluar të hedhim hapat për kërkimin e naftës dhe gazit natyror. Themelet e shekullit të 21-të jemi të detyruar që ti hedhim sot”.
Ndërkaq duke iu referuar edhe një herë udhëheqjes greko-qipriote, Allbajrak tha: “Turqia nuk bën asgjë punë jashtë kornizës ligjore”.
Sipas deklaratës së Ministrit të Energjetikës dhe Burimeve Natyrore, Berat Allbajrak, tashmë Turqia do të jetë më ndikuese në Mesdhe.