4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Qumështi me cokollatë

Më të lexuarat

Qumështi me cokollatë per ushtrime Organizmit tonë pas ushtrimeve më shumë i për­gjigjet qum­ështi pa yn­dyrë me ço­kollatë, sepse përmban rapo­rtin ideal të proteinave dhe karbohidrateve, kanë treguar madje katër studime.

Një hulumtim ës­h­të kryer në grupin e ushtruesve të rregullt të cilët gjithmonë pas tren­ingut kanë pirë qumësht. Është dëshmuar që ata kanë pasur ton më të mirë të muskujve dhe kanë qenë në formë më të mirë se sa grupi në të cilin kanë pirë pije tjera.

Hulumtimi tjetër është kryer në çiklistë, të cilët, sipas rezultateve, mesatarisht kanë arritur 6 minuta më herët, sepse kanë pasur më shumë fuqi se më parë, kur nuk kanë marrë qumësht pa yndyrë me çokollatë.

Në krahasim me të testuarit që kanë konsumuar pije klasike sportive, ata që kanë konsumuar qumësht me çokollatë kanë mundur të durojnë dyfish më shumë treningun si aerobikun. Po ashtu, vetëm për katër javë kanë arritur të fitojnë më shumë masë muskulore dhe të humbin yndyrat e tepërta, ka treguar një hulumtim. “Rezultatet e hulumtimeve tregojnë që qumështi i çokollatës ushtruesit amatorë mund t’i ndihmojë që në mënyrë më kualitative t’i kryejnë treningët e tyre”, kanë deklaruar udhëheqësit e hulumtimit nga fakulteti në Teksas dhe Austin./zhurnal/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit