-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Dacic tenton t’i frikësojë shqiptarët

Më të lexuarat

Deklaratat e kryeministrit të Serbisë, Ivica Dacic, se formimi i një fondi të veçantë për veriun është hapi i parë i krijimit të autonomisë për serbët në Kosovë, analisti Azem Vllasi i cilëson si deklarata për konsum të brendshëm në Serbi. Ndërsa, heqjen e lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së në Preshevë Vllasi e vlerëson si një reprizë të sjelljeve të regjimit të Slobodan Milosevicit ndaj shqiptarëve në vitet e ‘90-ta.
“Dacici përmes dhunës ka dy qëllime: tenton të dëshmojë para serbëve se shteti i Serbisë e zbaton ligjin, edhe me force nëse ka nevojë, e të njëjtën kohë tenton t’i frikësojë shqiptarët në Preshevë. Mirëpo, ky veprim vetëm se do të armiqësojë shqiptarët me shtetin e Serbisë”, ka thënë Vllasi për Telegrafi.

Sipas tij, çështja e krijimit të një fondi për veriun e Kosovës nuk ka lidhje me autonomi.

“Fondi për veriun është kryekëput çështje e brendshme e Republikës së Kosovës, i cili është i paraparë edhe me Planin e Ahtisaarit”, ka thënë Vllasi. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit