4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Gjakova do t’i ndërtojë bust Fadil Hoxhës. A ishte ai hero apo armik i shqiptarëve?

Më të lexuarat

Komuna e Gjakovës ka nisur procedurat që të ndërtoj një bust me figurën e Fadil Hoxhës.
Mirëpo me këtë vendim nuk janë pajtuar historianë shqiptarë pasi që shumë prej tyre e shohin Hoxhën vetëm si komunist.

Hoxha ishte kryekomunist i Kosovës gjatë viteve 1943-1969. Ai i është vrasësi i heroit, Shaban Polluzha.

Kujtojmë se Hoxha kishte thënë se me likuidimin e Shaban Polluzhës dhe grupit të tij, atë kohë ishte qetësuar edhe Drenica, shkruan lajmi.net.

“Urdhrin për shtypjen e përgjakshme të rezidencës kombëtare të Shaban Polluzhës e ka dhënë më 5 shkurt 1945 komandanti i Shtabit Operativ të Kosmetit, Fadil Hoxha dhe komisari serb Krsto Filipoviq. Atëherë s’ka se si të jetë figurë e shquar e kombit njëkohsisht edhe viktima Shaban Polluzha edhe urdhëruesi i vrasjes së tij dhe qindra luftarëve të tij atëdhetarë, Fadil Hoxha”, kishte thënë historiani Muhamet Shatri.

Ka dokumente në të cilat thuhet se në betejën për çlirimin e Gjakovës në shtator të vitit 1944 forcat e Lëvizjes Kryeziu të cilat luftonin kundër pushtuesve gjermanë ishin sulmuar pabesisht nga të dy anët prej forcave nacionalçlirimtare të Jugosllavisë të komanduara nga Fadil Hoxha dhe forcat e Brigadës V të Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Shqipërisë.

Para se të vdiste Fadil Hoxha ishte bërë anëtar nderi i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ishte varrosur me nderime nga Trupat Mbrojtëse të Kosovës të cilat kishin qenë trashëgimtare të UÇK-së.

Në Kosovë ende nuk ekziston një dokument me të cilin dënohen krimet e komunizmit. Në Kuvend ka pasur disa përpjekje por kanë dështuar për të nxjerrë një Rezolutë me të cilën do të dënoheshim krimet që kanë ndodhur në kohën e komunizmit./

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit