-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Të arrestuarit në Maqedoni, bujq e pleq

Më të lexuarat

Opinionit më të gjerë në Maqedoni sigurisht iu kujtohet deklarata e kryeministrit Nikolla Gruevski se pas hetimit paraprak të kryer është konstatuar se vrasësit janë profesionistë dhe të stërvitur mirë.
“Ata janë shumë mirë të stërvitur dhe me motive shumë të larta që nuk është parë ndonjëherë. Por, unë shpreh bindjen se ata do të kapen dhe do të përgjigjen për veprën mizore që bënë, vranë pesë njerëz të pafajshëm, të cilët, besoj se nuk i kanë njohur e as që e kanë ditur se si quhen në momentin që i vranë”, kishte deklaruar Gruevski më 22 prill 2012.

Por nga ajo që mësohet se kush janë të arrestuarit del krejt ndryshe nga hetimet paraprake. Në familjen Aziri që banon në Shutkë kanë pohuar se janë arrestuar tre anëtarë të familjes së tyre, por çdonjëri ka profesionin e vet.

Në mesin e kësaj familje është arrestuar 64 vjeçari Qani Aziri, i cili është në pension kurse profesioni i tij i deritanishëm ka qenë zdrukthëtar. Pas tij është arrestuar vëllai Fejzi Aziri (50) bujk që merret me punimin e tokës dhe ruajtjen e deleve dhe Haki Aziri (32) që është vozitës i kamionëve. Konfuzioni i shkaktuar nga policia dhe prezantimi se janë kapur të dyshuar për vrasje të cilët janë të lidhur me islamin radikal bien tërësisht poshtë.

Siç njofton “Zhurnal” asnjëri prej anëtarëve të kësaj familje të arrestuar nuk ka mjekër të gjatë, siç i identifikojnë radikalët islamik, ose të paktën të ketë luftuar në Afganistan ose Irak kundër forcave të NATO-s.

Në mesin e të arrestuarve të dyshuar për vrasjen e pesëfishtë në Smillkovcë, është edhe 20-vjeçarja Surraj Hasipi nga fshati Hasanbeg i Shkupit.

Ajo së bashku me dy vëllezërit, Fati dhe Fuat Hasipi, janë arrestuar mëngjesin e së martës dhe dyshohen se kanë lidhje me vrasjen në Smillkovcë.

Surraj është 20 vjeçe dhe është amvise, ndërsa Fati Hasipi, 24-vjeçar, punon në tregun me shumicë.

Vëllai më i madh, Fuat Hasipi, punon si mjeshtër gipsi. Ai deri para disa muajsh, ka punuar në mërgatë.

Banorët e lagjes për rreth theksojnë se ata janë fqinjë të mirë dhe secili shikon punën e vet. Familjarët shkurtimisht janë shprehur se kanë qenë të trishtuar nga intervenimi i njësive speciale të policisë maqedonase.

Deklarata e kryeministrit Gruevski e dhjetë ditëve më parë bie ndesh me arrestimet e fundit. /Telegrafi/kohaislame

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit