Sot kemi një Turqi e cila është ekonomia e gjashtë më e madhe e Evropës. Në vitin 2023 synojmë që shteti ynë të jetë ndër tre ekonomitë më të mëdha të Evropës”, tha ministrja turke Kaya
JALLOVA (AA) – Ministrja e Familjes dhe të Politikave Sociale të Turqisë Fatma Betül Sayan Kaya tha se “Sot kemi një Turqi e cila është ekonomia e gjashtë më e madhe e Evropës. Ata të cilët janë të pakënaqur me këtë rrugëtim të qëndrueshëm, nxorrën pengesa të llojllojshme përballë këtij rrugëtimi të bekuar 15 vjeçar”, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministrja Kaya në deklaratën e saj në një takim konsultativ me organizatat joqeveritare, tha se Turqia ka qëllime të rëndësishme. Duke theksuar se ka qarqe të cilat ndihen të pakënaqur që Turqia po i arrin këto qëllime, Kaya tha se “Sot kemi një Turqi e cila është ekonomia e 16-të më e fuqishme e botës, por ne për Turqinë kemi qëllime më të larta. Ne synojmë që në vitin 2023 Turqia të hyjë në 10 ekonomitë e para në botë. Sot kemi një Turqi e cila është ekonomia e gjashtë më e madhe e Evropës. Në vitin 2023 synojmë që shteti ynë të jetë ndër tre ekonomitë më të mëdha të Evropës. Ata të cilët janë të pakënaqur me këtë rrugëtim të qëndrueshëm, nxorrën pengesa të llojllojshme përballë këtij rrugëtimi të bekuar 15 vjeçar”.
“Evropa nuk po lejon të hyjmë në shtetet e tyre”
Duke rikujtuar problemet e përjetuara të politikanëve turq në Evropë, ministrja Kaya tha: “Ju e dini se, ne në ditët e kaluara shkuam në Evropë, në Holandë dhe në Gjermani për t’u takuar me shtetasit tanë dhe për t’u shpjeguar se çfarë sjellë sistemi i qeverisjes presidenciale. Mentaliteti i cili anuloi takimet e mia dhe të kolegëve të mi ministra dhe deputetëve ishte për arsye shumë të thjeshta. Madje Holanda e cila nuk ma lejoi mua, një ministres grua që të hyn në Konsullatën tonë, e cila është vendi ynë, këto shtete të Evropës, menjëherë pas nesh hapën krahët e tyre për organizatat terroriste. Në Gjermani, në Zvicër dhe në shtete të ndryshme organizatat terroriste si PKK, FETO dhe DHKP-C të gjithë janë bashkuar dhe me mbështetjen e këtyre shteteve po organizojnë fushata për ‘Jo’ për ndryshime kushtetuese në Turqi”.
Ajo tha se “Evropa e cila po i mbështet fushatat për ‘Jo’ të organizatave terroriste PKK, DHKP-C, FETO, ku në pankarta i drejtohen me armë presidentit Erdoğan, nuk po na lejon të hyjmë në shtetet e tyre”.
“Siç e dini neve nuk na lejuan të hyjmë as në ndërtesën tonë të konsullatës. Pra, a jam unë kjo që u pengoj atyre, a ishin të pakënaqur nga një ministre grua? Jo, të dashur vëllezër, ajo që ata ishin të pakënaqur nuk jam as unë e as kolegët tanë ministra dhe deputetë. Ata janë të pakënaqur me rritjen dhe zhvillimin e Turqisë. Ata e dinë që pas ardhjes së sistemit të qeverisjes presidenciale me një ‘Po’, do të hiqen pengesat që ndodhen përpara Turqisë”, tha ministrja Kaya.