-2.3 C
Pristina
Friday, January 17, 2025

Mattis: Nuk ka dyshim që përgjegjës për sulmin në Idlib është regjimi i Esadit

Më të lexuarat

Mattis dhe komandanti i Forcave Qendrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joseph Votel organizuan një konferencë për shtyp në Pentagon.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis deklaroi se nuk ka dyshim që përgjegjës për sulmin kimik ndaj qytetit Idlib të Sirisë është regjimi i Esadit.

Mattis dhe komandanti i Forcave Qendrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (CENTCOM), Joseph Votel organizuan një konferencë për shtyp në Pentagon në lidhje me sulmin me raketa që ShBA-ja ndërmori ndaj bazës ajrore të regjimit sirianë në Shajrat.

Duke tërhequr vëmendjen se nga aspekti i tyre nuk ka asnjë paqartësi në lidhje me sulmin kimik në Idlib, Sekretari Mattis tha se “Nuk ka asnjë dyshim se regjimi sirian është përgjegjës për marrjen e vendimit dhe për sulmin kimik”.

Mattis ndër të tjera tha se së bashku me këtë prioriteti i vendit të tij në Siri është shkatërrimi i organizatës terroriste DAESH dhe kjo do të vazhdojnë të jetë njëra prej prioriteteve të sigurisë kombëtare të ShBA-së, ndërsa shtoi se “Politikat ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Siri nuk kanë ndryshuar”.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes bëri të ditur se ShBA-të janë shumë të ndjeshëm ndaj përdorimit të armëve kimike dhe tha se do të vazhdojnë të japin përgjigje proporcionale ushtarake për të penguar përdorimin e këtyre armëve.

Ndërkohë një zyrtarë i Këshillit të Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë në mbledhjen informative të përfaqësuesve të mediave, konfirmoi se kanë arritur në rezultate të sigurta që në Idlib është përdorur gaz sarin.

Duke e bërë të ditur se kanë prova konkrete se në këtë sulm është përdorur gaz sarin dhe se ai mund të jetë përdorur vetëm nga ana e regjimit sirian, zyrtari tha: “Ne nuk kemi prova që tregojnë se organizata terroriste DAESH dhe grupet tjera terroriste posedojnë gaz sarin”.

Zyrtari në fjalë gjithashtu bëri të ditur se sipas provave sulmi nuk është kryer nga aktorët e jashtëm ose nga ndonjë organizatë terroriste, ndërsa theksoi se është shumë e qartë se Siria, sipas marrëveshjes për armë kimike, nuk i ka shkatërruar të gjitha armët kimike.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit