Në qytetin Austin të Teksasit, përkrahës të armëmbajtjes janë ngritur në protesta për të kundërshtuar iniciativën e presidentit Obama për të krijuar kufizime në ligjin mbi armëmbajtjen në Amerikë.
Me anë të këtij tubimi, banorët e Austin i kanë cilësuar shkelje të kushtetutës amerikane, përpjekjet e presidentit amerikan. Të tilla tubime janë mbajtur edhe në ditën e premte në Nju Jork ku organizatorët kufizimet në armëmbajtje i kanë cilësuar kufizime në liritë civile.