-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Historianët e Deçanit: Ndërmarrjet “Apiko” dhe “Iliria” të shpallen pasuri kombëtare

Më të lexuarat

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan, njofton se vendimi për t’i dhënë ultimatumin Qeverisë së Kosovës, që deri më 21 prill të këtij viti për të nxjerrë një vendim që pronat dhe ndërmarrjet “Apiko” dhe “Iliria” të shpallen pasuri kombëtare, mbetet në fuqi dhe është i pakthyeshëm.

Edhe për kundër presioneve që janë duke ardhur nga faktorët e jashtëm (ndërkombëtaret) në Kosovë në drejtim të drejtuesve të Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan, shpreh vendosmërinë për të vazhduar betejën për të ndalur çdo tentim për t’i dhënë pronësinë Manastirit të Deçanit ndaj këtyre pronave shoqërore e private.“E ripohojmë edhe një herë se në Kosovë janë të pa zbatueshme dhe të pa pranueshme ligjet e kohës se Millosheviqit.

Ne, edhe një here e ri-përsërisim qëndrimin tonë se Qeveria e Republikës se Kosovës, duhet të nxjerrë vendimin dhe të fillojë proceduar që ndërmarrjet “Apiko” dhe “Iliria” të shpallen pasuri kombëtare. Kjo procedurë mund të bëhet sikurse është vepruar me Kombinatin “Trepça””, thuhet në komunikatë.

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan, mbetet e përkushtuar për të dhënë kontributin e saj në zgjidhjen e këtij kontestin në mes të qytetarëve dhe Komunës se Deçanit në njërën anë dhe Sava Janjiqit dhe Manastirit të Deçanit në anën tjetër, dhe siç dihet zgjidhja më e mirë dhe më e kënaqshme është që pronat dhe ndërmarrjet të rikthehen në pronësi të Komunës se Deçanit.

Njëherësh, Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, njofton se mos angazhimi i Qeverisë dhe institucioneve të tjerë të Kosovës për të zgjedhur këtë çështja deri më 21 prill 2017, atëherë pas kësaj date do të njoftohet për vazhdimin e kundërshtimit fillimisht me bllokimin e rrugës që dërgon në drejtim të Manastirit të Deçanit dhe më pas për organizimet e tjera kundërshtuese.“Ne, edhe një here e ripohojmë qëndrimin tonë se drejtuesit e Manastirit të Deçanit duhet të reflektojnë dhe të pranojnë realitetin e ri në Kosovës.

Ata, duhet të dinë se mënyra me e mirë dhe me e pranueshme për ta është distancimi nga politika anti-shqiptare dhe propaganda kundër Republikës se Kosovës. Manastiri i Deçanit, ka qenë, është dhe do të mbetet monument i rëndësishëm i historisë dhe kulturës se shqiptarëve të Kosovës, andaj si i tillë ai është ruajtur nga vetë shqiptarët e Deçanit”, thuhet në komunikatën e Kryesisë së LHK “Ali Hadri”, Dega në Deçan./Kumti.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit