Ishte i njohur si Mic Sokoli, i cili shkatërroi shumë bunkerë të serbëve në Koshare. Por ai ishte edhe një medresantë apo hoxhë, i cili dha shpirtin në luftën e Kosovës kundër Serbisë.
Një shoku i tij, Zejd Haziri ka shkruar një postim lidhur me dëshmorin Jonuz Zejnullahu:
“Shumë pashë dhe dëgjova këto 2 ditë rreth Koshares në mediumet tona, por, askund nuk u përmend shoku i medresës dhe kolegu ynë, hoxhë Jonuz Zejnullahu!! Hera e fundit që e kam parë ka qenë para se t’i bashkangjitej UÇK-së; kur më vizitoi me pamjen e tij krejt ndryshe, i zbukuruar me mjekër, dhe më tha: “Më kanë bërë hajr debatet me ty rreth Sunetit! Allahu e pastë mëshirue!”/KohaIslame.com/