-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Pakistani do to lirojë nga burgu talebanët

Më të lexuarat

Pakistani ka ndërmend të lirojë nga burgu të gjithë anëtarët e lëvizjes radikale “Taleban”, duke përfshirë ish-zëvendësliderin e talebanëve, Mullah Abdul Ghani Baradar, me synim arritjen e pajtimit kombëtar në Afganistan, deklaroi të premten përfaqësuesi zyrtar i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Pakistanit, Jalil Jilani, i cili aktualisht gjendet për një vizitë zyrtare në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Abu Dhabi.

Pakistani filloi të lirojë nga burgu talebanët në nëntor të vitit të kaluar me kërkesën e autoriteteve afgane, të cilët shpresojnë se anëtarët e liruar nga burgu të lëvizjes radikale do të nxisin procesin e fillimit të negociatave të paqes. Opozita afgane beson se lirimi i militantëve do të jetë në favor të opozitës së armatosur.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit