Barack Obama – një John Kennedy i ri? Në vigjilje të inaugurimit të planifikuar për datën 21 janar të Presidentit të zgjedhur rishtas të Shteteve të Bashkuara, analistët janë vënë në kërkim të paraleleve midis tij dhe atyre veprimtarëve politikë amerikanë që kanë zënë më parë kolltukun presidencial në Shtëpinë e Bardhë. Më shumë përkime, sipas mendimit të tyre, janë pikasur pikërisht me John F. Kennedy. Të dy ata mund të quhet presidentë reformatorë.
Përputhje në disa etapa të biografive të John F. Kennedy dhe Barack Obama janë evidentuar që shumë kohë më parë se ata të hynin në Olimpin politik. Të dy ata u rritën në kohë të vështira për Shtetet e Bashkuara: Kennedy në vitet 1930, gjatë periudhës së Depresionit të Madh; Obama në vitet 1970, kur ushtria amerikane pësoi disfatën e turpshme në Vjetnam. Arsimin e lartë ata e kanë marrë në Harvard. Të dy kanë kandiduar për në postin më të lartë në vend që në vitet e rinisë, por duke patur në atë kohë një eksperiencë më shumë se 10 vjeçare pune në Kongres dhe Senat, kanë shkruar secili nga dy libra dhe kanë bërë nga dy fëmijë. Por ngjashmëria kryesore midis tyre konsiston në vetë faktin se ata thyen stereotipet politike të kohës së vet.
– Kennedy u bë katoliku i parë në postin e presidentit, kurse Obama u bë presidenti i parë me ngjyrë në SHBA. Një ngjashmëri tjetër evidente është edhe fakti që ata janë demokratë. Në stilin e lidershipit presidencial ata gjithashtu përputhen, duke demonstruar energjinë e vet dhe një farë Joie de vivre.
Në luftën për presidencën edhe Kennedy, edhe Obama triumfuan ndaj rivalëve të vet me një përparësi minimale. Një rol të madh në fushatat zgjedhore kanë luajtur aftësitë oratorike të dy politikanëve. Pavarësisht realizimit të reformave në politikën e brendshme, as njëri dhe as tjetri nuk e ka shkatërruar në mënyrë të pakujdesshme, të pamenduar “trashëgiminë” e paraardhësve të vet. Në të njëjtën kohë, duhet thënë, se suksese të veçanta në shpëtimin e ekonomisë amerikane të kërrusur nën barrën e rëndë të borxheve, ata nuk kanë arritur.
Përsa i përket politikës së jashtme, edhe këtu ngjashmëritë janë krejtësisht të dukshme. Të dy presidentët kanë ardhur në pushtet në një kohë kur Shtetet e Bashkuara humbën pozicionin e vet dominues në botë. E megjithatë, Kennedy synonte të përmirësonte marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik, kurse Obama me Rusinë.
– Të dy ata, sigurisht, kanë mbrojtur vendosmërisht interesat e SHBA-së. Ne e mbajmë mend fort mirë Krizën e Karaibeve, kur bota u ndodh praktikisht në prag të luftës bërthamore. Por ato kohëra mbetën tashmë në të kaluarën. Megjithatë, kriza që pati vend 50 vjet më parë, ekziston edhe sot e kësaj dite – vetëm se ajo ka marrë formate të tjera. Edhe ardhja e të dërguarit të posaçëm të Barack Obama – ndërsa ai pritet të mbërrijë në Moskë menjëherë pas inaugurimit në fjalë – është, në fakt, vizita e parë e të dërguarit të Presidentit të SHBA-së në ndonjë prej vendeve të botës. Dhe kjo është Rusia. Mua më duket se ata i bashkon gjithashtu edhe pikësynimi, dëshira për ta parë Rusinë si një nga partneret më serioze, më të rëndësishme.
Përsa i përket dallimeve, ato janë të kushtëzuara kryesisht nga koha: sepse, në fund të fundit, që nga periudha e drejtimit të Kennedy ka kaluar një gjysmë shekulli. Edhe diçka tjetër: sipas mendimit të analistëve amerikanë – përkrahës të “skifterëve” politikë – Barack Obama e solli me vete, ndryshe nga John F. Kennedy, frymën e “faljes dhe pajtimit universal” me çdo kusht – sipas fjalëve të tyre – frymën e kapitullimit të servirur për pragmatizëm. Megjithëse edhe këtu mund të vërehet një ngjashmëri: John F. Kennedy “skifterët” amerikanë gjithashtu nuk e donin.